Lihet në burg efektivi i RENEA-s/ Ja çfarë deklaroi para gjykatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën “arrest në burg” pa afat efektivin e RENEA-s Altin Morina, i arrestuar të martën pasdite te Komuna e Parisit me 113 mijë euro në makinë.

Efektivi Morina ka pretenduar në seancën e masës së sigurisë se paratë që iu gjetën në makinë i ka të justifikuara dhe sipas tij i përkasin një biznesmeni, të cilit ia kishte marrë borxh, për të cilat do të paraqitet dokumentacion.

Morina në seancë ka treguar edhe emrin e biznesmenit që sipas tij i ka marrë paratë për problemet e tij personale. Bëhet fjalë për një biznesmen ndërtimi. Nga tre akuzat që ishin fillimisht në ngarkim të tij, ajo e shpërdorimit të detyrës ka rënë dhe akuzohet vetëm për pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. Bashkë me sasinë prej më shumë se 100 mijë eurove Moronës iu gjetën edhe 4 aparate celular në makinë, të cilët u sekuestruan.

“Paratë nuk vijnë nga produkt kriminal, i mora 20 minuta para se të arrestohesha. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë”, tha Morina.

Morina pretendon se i ka të gjitha dokumentet dhe statment bankare, por akoma nuk i ka dorëzuar. Si ka dorëzuar pasi sipas tij ka barrën e provës vetë prokuroria për t’i vërtetuar.

 

Të fundit

Nuk ndalen debatet në BBV/ Juli – Romeos: Nuk merrem me viktimat e telenovelave

Orët e para të mëngjesit, disa prej banorëve ishin mbledhur në ambientet e jashtme të shtëpisë. Në mesin e...

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E lavdëruar shpesh për aftësitë...

Partia e Lirisë miraton listën me anëtarët e Kryesisë, zbardhen emrat

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi anëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare. Listën e kryeson, Edmond Haxhinasto, i...

Venecia nuk është më falas, ja sa do të paguajë një turist për të parë qytetin

Për herë të parë nga dita e sotme, ata që duan të vizitojnë Venecian do të duhet të paguajnë një tarifë prej 5 euro. Tarifa...

Sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat kërcënojnë Europën. Roli i ndryshimeve klimatike

Përhapja e sëmundjeve të transmetuara nga mushkonjat është raportuar në të gjithë botën, por veçanërisht në Europë, dhe kjo për shkak të ndryshimeve klimatike. Insektet...

Lajme të tjera

Web TV