Manastirliu jep lajmin e mirë: Brenda vitit përfundon rindërtimi i Pediatrisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet e fazës së dytë për modernizimin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e cila pritet të përfundojë brenda vitit.

“Një spital i cili po rindërtohet, me 120 shtretër kapacitet është vërtetë një volum i madh pune në një kohë që ne duam të mbërrijmë, brenda fundit të këtij viti, fillimi i vitit të ardhshëm të mundet që edhe ta mobilijmë dhe ta bëjmë funksional. Puna vijon me intensitet kemi ecur shumë mirë me garfikun e punimeve”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Gjatë inspektimit në Pediatrinë e Tiranës, Ministrja Manastirliu foli edhe për hapjen e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme.

“Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, spitali qendror është një spital i cili tashmë është finalizuar dhe tani pritet që ditë pas dite të hapim këtë spital, të çelim dyert dhe ta bëjmë funksional dhe vërtetë është një tjetër investim, i cili jo vetëm do të ndryshojë plotësisht kushtet e shërbimit për një spital sikurse është spitali i sëmundjeve të brendshme, pra që është pikë reference për shumë sëmundje edhe për urgjencën polivalente, por mbi të gjitha është edhe një gur themeli përsa i përket shërbimeve universitare”, tha Manastirliu.

Të fundit

14 Maji/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar, zbardhen emrat e deputetëve në takim

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kryesinë dhe grupin parlamentar këtë të Hënë. Sipas gazetares së Klan News, takimi do të zhvillohet...

Pranvera mbërrin! Sonte ndodh ekuinoksi i parë i vitit

Pranvera po vjen! Në orën 22:24 më 20 mars ndodh ekuinoksi, ngjarja astronomike gjatë së cilës rrezet e diellit janë pingul me boshtin e rrotullimit...

VIDEO/ Po jepte parashikimin e motit, meterologes i bie të fikët gjatë transmetimit live

Alissa Carlson ishte gati të jepte parashikimin e saj të motit në CBS Los Angeles kur u rrëzua para kamerave. Gjatë transmetimit të mëngjesit të së shtunës,...

E rëndë në Korçë/ 38-vjeçari futet në lokal dhe rreh ish-bashkëjetuesen

Një person me inicialet G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë...

“Në 14 Maj ndryshimi do bëhet fakt i kryer”/ Meta: Bizneset e vogla nuk do paguajnë taksa

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me bizneset e vogla dhe të mesme. Në një reagim në Facebook, Meta shprehet...

Lajme të tjera

Web TV