PD nxjerr kandidat për Bashkinë Vorë mjekun Ibrahim Bruka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka nxjerrë si kandidat për zgjedhjet vendore 2023 në Bashkinë Vorë, Ibrahim Brukën. Lajmin e kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale vetë faqja zyrtare e PD.

Bashkëngjitur me foton e tij kanë publikuar edhe jetëshkrimin e kandidatit. Para dy vitesh, mjeku kandidoi për deputet në qarkun Kukës.

“Ibrahim Bruka, Kandidat i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Bashkinë #Vorë

Ibrahim Arif Bruka është lindur në 15 Shkurt 1962 në Ujmisht të Kukësit. Në vendlindje ka mbaruar arsimin 8-vjeçar të kohës. Arsimin e mesëm të përgjithshëm në vitit 1977-1981 në shkollën e mesme të bashkuar në Kukës. Gjatë viteve 1981-1982 kreu stazhin në prodhim. Në vitet 1982-1987 mbaroi studimet e larta Fakulteti i Mjekësisë, dega mjekësi e përgjithshme në Universitetin e Tiranës.

Ne vitet 1987-1988, Ibrahimi ka punuar si mjek i përgjithshëm në Kukës. Në vitet 1988-1991 ka kryer studimet post universitare për kirurgji dhe gjatë kësaj kohe është emëruar mjek kirurg në QSUT, Nënë Tereza, Tiranë.

Aktiviteti politik: Aktiv gjatë lëvizjes së dhjetorit 90’dhe në vazhdim pa shkëputje.

Në viti 2001 Ibrahim Bruka ishte kandidat për deputet dhe fitues në zonën 44 në Tiranë. Pjesëmarrës i përhershëm në të gjitha fushatat për zgjedhjet qendrore dhe lokale dhe i deleguar në Tiranë dhe në qarqe të tjera. Anëtar i komisionit të disiplinës, i votuar nga Këshilli Kombëtar i kohës nga viti 2005 deri në vitin 2009. I propozuar për çdo fushatë lokale dhe qëndrore si kandidat nga Tirana, Kamza, Vora dhe Kukësi. Pjesë e primareve reale në 2020 dhe fitues i garës. Aktualisht anëtar i KKPDSH, nga Kuvendi i Korrikut 2021. Asnjë lidhje me diktaturën personalisht por dhe nga familja.

Lexo edhe :  Regjistrimi i koalicionit Meta-Berisha, PD ankim në KAS: Përmendin emrin dhe logon tonë

Ibrahim Bruka kandidon për Bashkinë Vorë, me qëllimin e vetëm: T’i kthejë pushtetin vendor qytetarëve të Vorës, të cilët kanë nevojë më shumë se kurrë për një vizion e qasje të re të mirëqeverisjes!”- thuhet në postim.

Të fundit

VIDEO/ Flamuri i PD-së “hyn” me dron në shtëpinë e BBV, mesazh për Luizin

Luiz Ejlli, i konsideruar si ‘luani’ i këtij edicioni të Big Brother VIP, siç duket do të jetë edhe...

VIDEO / Plas sherri mes vajzave në emision: Kujdes me mu se t’i thej gishtat!

Gisela dhe Briki janë dy nga konkurrentet në emisionin “Përputhen”, ku djem dhe vajza mblidhen për të gjetur shpirtin binjak. Megjithatë, jo gjithmonë dashuria triumfon,...

“Plani i fshehtë për arrestimin e Dakos”/ Ish-drejtuesi i policisë tregon skemën

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarrmataj tha në emisionin Now në Euronews Albania se në kohën kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm ishte përgatitur...

Para pak muajsh mundi kancerin/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktorja meksikane

Rebecca Jones, aktorja e njohur meksikane, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare herët në mëngjesin e sotëm. E njohur për rolin e saj si antagoniste në...

Shkolla e Policisë “përjashton” ekselentët/ S’lejohen ata mbi 30 vjeç apo që mbajnë syze

Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Kandidatët duhet të paraqiteshin deri më 15...

Lajme të tjera

Web TV