Po sikur të mos jetonim në demokraci?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Sa mirë që jetojmë në demokraci. Kjo fjali nuk ka shumë kuptim sidomos për brezin e ri, por imagjino për një moment sikur të mos jetonim në demokraci:

Media do të ishte e kontrolluar. Televizionet kryesore do të jepnin vetëm lajme pozitive për qeverinë dhe negative për opozitën. Aq shumë do të fajësohej opozita sa njerëzit pa kuptuar do të arrinin në përfundimin se opozita nuk po qeveris mirë vendin.

Gazetarët nuk do të kishin mundësi të raportonin as sukseset e qeverisë, sepse këto raportime do t’i vinin të gatshme nga vetë qeveria.

Po të mos jetonim në demokraci, do të mbyteshim nga propaganda 24 orë!

Nëse nuk do të jetonim në demokraci, do të kishim një situatë ku populli do t’i këndonte këngë liderit për të mirat dhe begatitë që po gëzon.

Po të mos jetonim në demokraci nuk do të shijonim si qytetarë të lirë rrjetet sociale, por do të detyroheshim të shihnim, ndanim, komentonin, bënim like çdo postim në facebook, instagram apo tik tok, të liderit dhe personave që ka zgjedhur lideri dhe njerëzit do të nxitonin të shkruanin: bravo, super, gjigand, mbret, lum në që të kemi, etj, etj.

Po të mos jetonim në demokraci, zgjedhjet nuk do të ishin një garë idesh, alternativash dhe platformash, ku pozita dhe opozita garojnë në kushte të barbarta loje, siç po ndodh sot, por do të kishim një situatë të pa imagjinueshme, ku qeveria, gjykatat, institucionet të pavarura, do të benin çmos të pengonin opozitën për të marrë pjesë në zgjedhje edhe formalisht.

Po të mos ishim demokraci, zgjedhjet do të bëheshin vetëm për të konfirmuar liderin në detyrë dhe për të ndëshkuar ca të çmendur që u shkon mendja të organizohen në parti me synim “rrëzimin e pushtetit”.

Po të mos jetonim në demokraci, Parlamenti nuk do të ishte një vend me njerëz me personality ku gatuhen ligje, kontrollohet qeveria dhe nga ku burojnë institucionet e pavaruara, por ky institucion bazë i demokracisë do të ishte thjesht një arenë llogjesh ku deputetët kthehen në noterë të qeverisë dhe qeshin dhe qajnë kur qesh lideri dhe flasin jo atë që mendojnë por atë që u thuhet nga “lideri” i turmës parlamentare.

Lexo edhe :  Ditën që Meta do paraqitet në SPAK, poshtë ballkonit të tij nuk do ketë asnjë njeri

Po të mos jetonim në demokraci, do të kishim përdorim arbitrar të pushteti nga një njeri që nuk i përgjigjet askujt, do të kishim një situatë të paimagjinueshme me kapriçot e një njeriu që do të bënte çfarëdo që do t’i shkonte në mendje pa i shkuar kurrë mendja për ligjin, rregullin, procesin e rregullt gjyqësor dhe opinionin publik.

Po të mos jetonim në demokraci, nuk do të shijonim të mirat e kapitalizmit ku çmimet në treg i përcakton raporti kërkesë – ofertë, por do të kishim një situatë ku çmimet do të përcaktoheshin nga bordet që i cakton qeveria.

Po të mos jetonim në demokraci ku sundon shteti i së drejtës, korrupsioni dhe nepotizmi, fenomene që në nuk i njohim, do të mbysnin konkurrencën e lirë, dhe do të shkurajonin investitorët vendas e të huaj.

Po të mos jetonim në demokraci, çdo gjë do të ishte përmbys. Në demokraci sa më e madhe të jetë oferta aq më shumë ulet çmimi, po të mos vepronte ky “ligj”i tregut, e imagjinoni dot të bleni një shtëpi me 3000 apo 4000 euro metra katrorë?

Po të mos jetonim në demokraci, ekonomia do të kontrollohej nga një gusht njerëzish që quhen oligarkë, që pasurohen jo se janë të mençur dhe kanë ide novatore, por për shkak se i kanë duart aq të gjata sa i fusin direkt në fondet publike.

Po të mos jetonim në demokraci, njerëzit do të largoheshin në masë nga Shqipëria në kërkim të vendeve demokratike ku ka ekonomi tregu, media të lirë, gjyqësor të pavarur, shoqëri civile të gjallë, e institucione të forta.

Po të mos ishim në demokraci, gjysma e shqiptarëve do ta kishte lënë vendin.

Sa me fat jemi që jetojmë në demokraci.

 

Të fundit

‘Me floririn e Kërrabës ka minierë në Kongo’/ Avokati për Ilir Metën: I sëmurë psiqik…

Avokati Idajet Beqiri tha në Studio Live se Ilir Meta mori floririn e Kërrabës dhe tashmë ka blerë një...

Gruaja përballet me burg pasi tha se ‘salca e domateve është tepër e ëmbël’ (FOTOT)

Një vajzë përballet me deri në shtatë vite burg pasi dha një vlerësim kritik online ndaj një produkti ushqimor në Nigeri. 39 vjeçarja Chioma Okoli,...

Çfarë po ndodh? Dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të Mitsotakis japin dorëheqjen

Ky zhvillim vjen në një moment kur në parlament debatohet rreth mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë që kanë dorëzuar 4 parti opozitare me nismën...

“Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën”, Haklaj: SPAK do t’i shkojë deri në fund

Ish-deputeti Azgan Haklaj deklaroi në 'Studio Live' se pronari i spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu është ortak me Shkëlzen Berishën. Sipas tij, Rithemelimi nuk kërkoi komision...

Njëra është aseksuale dhe tjetra e dashuruar, motrat siameze rrëfejnë marrëdhënien e tyre

Motrat binjake 22-vjeçare të bashkuara, të cilat janë të ngjitura në bust dhe ndajnë një sistem riprodhues, kanë zbuluar se si ia dalin mbanë...

Lajme të tjera

Web TV