Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo Marrëveshje, atëherë pse nuk e firmosi atë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Në Ohër nuk ka marrëveshja mes palëve, por një axhendë perëndimore që detyron palët ta zbatojnë atë ose të përballen me sanksione. Të gjitha lojërat e tjera të fjalëve, nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç, janë përpjekje për të gënjyer popujt e tyre, për gënjeshtrat me të cilat kanë ardhur dhe qëndrojnë në pushtet.

Fakti që të dy udhëheqësit politik, ai i Kosovës dhe Serbisë, nuk guxojnë të nënshkruajnë planin evropian, tregon se ata duan të fitojnë kohë për të vazhduar gënjeshtrat e tyre, me shpresë se dikush do humbas rrugës.

Për këtë arsye plani perëndimor parashikon fillimin e menjëhershëm të zbatimit të planit, që do të thotë se Kosova duhet të fillojë urgjent krijimin e asosacionit, e cila ka ndryshuar tre herë emër, por jo përmbajte. Tani quhet vet menaxhim. Në fund ka për tu quajtur ashtu siç ka qenë dikur në kohë të Titos, “vetadministrim”.

Argumentet populiste të Albin Kurtit shpërndarë përmes militantëve të tij, se “po qe se ai do ta kishte pranuar asosacionin, Vuçiçi do firmoste” janë banale. Vuçiç e ka shpjeguar pse nuk ka firmosur. Ai nuk dëshiron të nënshkruaj një marrëveshje juridike me Kosovën palë, pra ka pengesë atë që në fakt është njohje finale.

Nëse e kthen në të kundërt pyetjen, atëherë do të pyesim: -Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo marrëveshje, nëse Vuçiq ka pranuar de facto Kosovën, nëse ai nuk e ka formuar asosacionin dhe nëse ai i ka plotësuar ëndrrat e tij për reciprocitet, atëherë pse ai nuk firmosi?

Nuk firmosi pasi asnjë nga gënjeshtrat e tij nuk është në plan. Në plan është një ofertë serioze perëndimore, e cila realisht i bën mirë Kosovës dhe e çon përpara axhendën e saj shtetformuese, por i bën dëm një politikani që gjithë karrierën e tij politike e ka ndërtuar mbi një fabul të ndryshme nga kjo me të cilën po përballet.

Lexo edhe :  Sali Berisha është Sali Berisha

Por nuk ja vlen të humbasim kohë me gënjeshtrat e Albin Kurtit pas çdo përballje të tij me dështimet e tij. Gjëja më e mirë që ka plani perëndimor për Kosovën është axhenda, kalendari i akteve që duhet të realizoj Kosova dhe Serbia. Ato po përcaktohen me afate konkrete, dhe përmbajte konkrete. Ato nuk duan negociata, duan vetëm nënshkrime.

Nëse Kosova e përmbush axhendën perëndimore për Kosovën , ajo e kalon provimin. Nëse jo, as SHBA e as BE nuk ka kohë dhe nerva të merret me tekat e një politikani, i cili ka më të rëndësishme broçkullat e tij populiste se axhendën perëndimore të Kosovës.

Kosova dhe Serbia thjesht do braktisen dhe izolohen. Por ndërsa Serbia është mësuar me izolim dhe sanksione dhe mbijeton, pasi nuk është një komb që e ka të lidhur të ardhmen deomos me perëndimin, Kosova, thjesht vdes dhe rikthehet në pikën zero, pa mbështetjen e Perëndimit. Fal Albin Kurtit!

Të fundit

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, si arritën shqiptarët të korruptonin latino-amerikanët

Është zhvilluar dhe në Belgjikë seanca e radhës për një nga proceset “SKY ECC” me 40 të pandehur, shqiptarë...

Konfirmoi shtatzaninë/ Sara Gjordeni reagon sërish dhe ka dy fjalë për fansat

Sara Gjordeni mbrëmjen e kaluar konfirmoi shtatzëninë me Bardhin, me të cilin u lidh brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Pas lajmit të bukur që...

Izraeli mori hak ndaj Iranit, ja çfarë ndodhi papritur me çmimin e naftës

Çmimet e naftës dhe arit janë rritur menjëherë pas sulmit izraelit drejt Iranit. Investitorët kanë ndjekur nga afër reagimin e Izraelit ndaj sulmit të drejtpërdrejt...

Nëna rreh fëmijët e mitur, ish-bashkëshorti e kallëzon në polici

Një 28-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë, pasi ish-bashkëshorti i saj e ka kallëzuar se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të mitur. Xh.M.,...

Nxehen ‘gjakrat’/ Protestuesit hedhin molotov, përfshihet nga flakët Bashkia e Tiranës

Nxehen ‘gjakrat’ para Bashkisë së Tiranës, atje ku po mbahet protesta e opozitës. Protestuesit kanë hedhur flakadanë dhe molotov, duke shkaktuar një zjarr të...

Lajme të tjera

Web TV