”Përshëndes dakordësinë Kosovë-Serbi”/ Begaj: Marrëveshja të bëhet e detyrueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e dakordësisë mes Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjen bazë dhe të aneksit.

Begaj bën thirrje që arritja e marrëveshjes mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Begaj të bëhet e detyrueshme dhe e zbatueshme.

Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës. Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, ka shkruar Presidenti Begaj në rrjetet sociale.

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut të shtunën me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së.

Palët ranë dakord për marrëveshjen, por nuk e firmosën. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se Presidenti serb nuk e firmosi, teks ai bën thirrje BE-së që të gjejë mekanizma për ta bërë këtë marrëveshje të zbatueshme.

Të fundit

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Lajme të tjera

Web TV