170 ditë në protestë/ Kërcënojnë banorët e Bërxullës: Do shkojmë deri në vetëflijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në studion e FaxNews ka qenë të ftuar Bihane Basha dhe Dashamir Voci, banorë të Bërxullës,për të diskutuar rreth shqetësimeve që ata kanë në lidhje me projektin e rrugës që do të ndërtohet. Të pyetur nga gazetarja nëse kanë përgjigje nga institucionet meqë kanë kaq kohë që protestojnë, Bihane Basha tregon se edhe pse 170 ditë protestë ata nuk kanë marrë asnjë komunikim prej insitucioneve që ti informojnë rreth projektit të rrugës.

Pavarësisht se ata janë kundër projektit kërkojnë të paktën t’u plotësojnë kërkesat e tyre, kryesore është vlerësimi i pronës sipas çmimit të tregut dhe informimi në lidhje me nënkalimet apo rrugët dytësore që do të jenë të aksesuesshme.

Dëmi që u ka shkaktuar kjo situatë, banorët thonë se është shumë i madh, përveç bllokimit të punës me bujqësinë me të cilën ata sigurojnë mjetet e jetesës është dhe dëmi psikologjik aq i madh, sa banorët paralajmërojnë marrjen e masave ekstreme të cilat shkojnë nga greva e urisë deri në vetëflijim.

Gazetarja: Keni kohë që po protestoni për pronat tuaja, nuk keni arritur të komunikoni me asnjë prej përfqësuesve të institucioneve deri në këto momente?

Bihane Basha: Deri sot, që kemi 170 ditë protestë, nuk kemi marrë asnjë përgjigje, ngado që kemi shkuar asnjë nuk na i ka hapur dyet, përveç një përgjigje nga Avokati i Popullit si është bërë e ditur në media, që duhen mbështetur banorët. Firma i ka filluar punimet dhe ka ardhur deri në Rinas dhe në fshatin Fushë-Prezë kufi me ne dhe shteti nuk ka bërë asgjë, ku duheshin bërë 1 vit më parë të gjitha hapat, duheshin shpronësuar banorët dhe të kishin marrë lekët. Deri sot asgjë nuk është bërë.

Gazetarja: Ndërkohë ju është thënë se sa do të vlerësohet prona juaj apo nuk keni asnjë informacion?

Dashamir Voci: Nuk kemi asnjë informacion dhe vlerësimin e pronës, ka që në tetor që ka vazhduar punimet firmat, normalisht pa leje ndërtimi, pa asnjë lloj leje nga shteti për të zhvilluar një punim të tillë. As nga institucionet shtetërore nuk na ka ardhur asnjë informacion se si do të zhvillohet ky projekt, pa llogaritur aksesin që ka ajo rrugë.

Gazetarja: ndërkohë ju jeni shprehur në fakt se tokat dhe banesat tuaja janë vlerësuar shumë pak, ku e keni marrë këtë informacion?

Dashamir Voci: Ata të firmës, kur kanë bërë matjet në një takim paraprak dhe nuk na pyetur askush.

Gazetarja: Ndërkohë, punimet të cilat janë duke u zhvilluar, po ndodh kjo në pronat tuaja, ku po ndodh?

Dashamir Voci: Në pronat tona nuk jan futur ende, po deri afër Bërxullës i kanë përfunduar punimet.

Gazetarja: Janë dëmshpërblyer banorët e atyre zonave që kanë filluar punimet apo janë në të njëjtën situatë si ju?

Lexo edhe :  "Kërko falje publike"/ Analisti i njohur përplaset keq me Kreshnik Spahiun

Dashamir Voci: Në të njëjtën sitruatë janë, duan ta kalojnë me një sy qorr dhe një vesh shurdë.

Gazetarja: Zonja Bihane ju çfarë po kërkoni?

Bihane Basha: Ne kërkojmë ndryshimin e vkm-së për çmimin e tokave edhe për banesat ende nuk ka informacione zyrtare, as për nënkalimet, protestojmë asnjë përgjigje nuk kemi marr. Unë kam hipur në shtyllën e tensionit gjatë protestës.

Gazetarja: Si ka qenë reagimi i institucioneve për këtë veprim?

Bihane Basha: Vetëm drejtori i Policisë, ka ardhur te protesta dhe ka bërë marrëveshje me kryeplakun që drejton protestën dhe unë ju binda atij se nuk kisha zbritur nga shtylla, kam dëgjuar atë meqë e ka marrë ëprsipër dhe asgjë. E kam marr në telefon për ta pyetur ça u bë me ne, më tha që i ka çuar letrat te Ministria e Infrastrukturës. Deri sot shteti bën sehir, para disa ditësh e ndryshoi VKM-në për Portin e Durrësit, ne që kemi në protestë asnjë përgjigje nga askush, ende sot nuk është zbardhur projekti i rrugës.

Gazetarja: Në fakt ju jeni shprehur që nuk jeni kundër projektit, po kërkoni të dëmshpërbleheni me çmimin e tregut apo jo?

Bihane Basha: Ne kundër projektit jemi, po ata nuk e devojnë. Mirë që nuk e devijojnë po të paktën të shpronësojnë banorët me vlerën e tregut, ne nuk po kërkojmë 100 mijë euro për tokat. Kjo rruga e shkatërron komplet Bërxullën, pas kësaj bëhet një hekurudhë, që e financon një firmë gjermane, shrteti për të mos rënë në sy e ka pezulluar dhe atë vetëm që ne të mos e shohim sa vlen ajo. Plus kanë bllokuar hipotekën, nuk i bëjnë as legalizimin banesave.

Dashamir Voci: Unë e kam të palegalizuar banesën, kam aplikuar që në 2006 dhe në 2009, paguaj taksat po nuk ma japin.

Gazetarja: Ka të tjerë që i kanë pronat të palegalizuara?

Bihane Basha: Ka dhe të tjerë, në 14 mars erdhën inxhineri i urave, drejtori i rrugës dhe jurist firme, u afrova, ishin disa vetë, i pyeta për çfarë keni ardhur, për të panë urën thanë, kur kryeplaku u kishte thënë për urën që nuk mund të ndërhyet pa u rregulluar telat.

Gazetarja: Ndërkohe ju e keni parë projektin dhe në këtë projekt rrezikohen tokat apo dhe banesat?

Dashamir Voci: Në këtë projekt ka mbi 30 hektarë tokë dhe 22 banesa, vetëm për Bërxullën.

Gazetarja: Ndërkohë ju do të vojni me protestat tuaja deri në grevë urie?

Bihane Basha: Vetëflijim, grëvë urie, masat më ekstreme se dhe ne sot na u ka sosur durimi, se i thonë kaq muaj. Ku do shkojmë se ai nxjerrë VKM dhe të nxjerrë jashtë, ne kemi ndërtuar jetën aty, punën, bëjmë mbjellje, unë kam 7 dylym tokë të cilën e kam bllokuar. Si nxorri VKM për Durrësin ta nxjerrë dhe për ne.

 

Të fundit

Do bëhen prindër?/ Getinjo konfirmon ribashkimin me Vivien

Para pak ditëve Getinjo dhe Vivien Thano u bënë kryefjalë e mediave. Kjo pasi çifti u filmua me njëri-tjetrin....

“Më 14 maj rinia foli”/ Basha vijon takimet: Qytetarëve iu është vrarë shpresa

Lulzim Basha vijon me takimet e tij me të rinjtë e të rejat. Ai është ndalur sërish sot në një takim, ku ndër të tjera...

Baballarët e kombit shqiptar dhe baballarët e shtetit të Kosovës, përballë Albin Kurti

Nga Mero Baze Ka një keqkuptim të madh, por dhe të qëllimshëm, në referimin në histori që nacionalkomunistët e Kosovës përfaqësuar nga Albin Kurti bëjnë...

Shkrirja e ASA-s/ Ankohet Gjinushi: Paguhem 300 mijë lekë të vjetra në muaj

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka deklaruar se në këtë institucion nuk merr rroga. I ftuar në studion e Panorama TV, Gjinushi...

Lirimi i Tahirit/ Reagon Rama: Duhet të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë

Një reagim për lirimin nga qelia të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama. Në takimin falenderues që po...

Lajme të tjera

Web TV