20 Mars 1345/ Vdekja e Zezë, pandemia që mori jetën e 100 milionë njerëzve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Murtaja ose vdekja e zezë, siç njihet ndryshe, është një sëmundje vdekjeprurëse e cila shkaktohet nga bakteri Yersina pestis dhe bartet nga pleshtat qe mbijetojnë ne trupin e minjve dhe ne prani kalojnë edhe tek njeriu.
Vendi i origjinës dhe përhapjes së “vdekjes së zezë” në Europë, një temë që ka munduar studiuesit për shekuj, u përcaktua nga një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh që analizuan pulpën e dhëmbëve të të vdekurve të shekullit të 14-të që vdiqën nga kjo sëmundje e tmerrshme. Sipas shkencëtarëve, analiza krahasuese e ADN-së nxorri në pah se murtaja u shfaq në 1338 ose 1339 pas Krishtit në Issyk-Kul, një liqen në Kirgistanin e sotëm dhe u përhap te tregtarët që jetonin në një vendbanim fqinj. Tetë vite më vonë sëmundja ishte përhapur, duke vrarë 60% të rasteve euroaziatike. Studimi u krye nga Wolfgang Haack dhe Johann Krause, në Institutin Max Planck për Antropologjinë Evolucionare dhe Historinë Njerëzore dhe Philip Slavin, nga Universiteti i Sterlingut, Skoci, dhe u botua në revistën Nature.

Historia e sëmundjes
Minjtë, gjatë shekullit XIV, arritën në Evropë nga anijet e Republikes se Gjenoves qe tregetonin ne detin e zi. Shume nga marinaret ishin te infektuar dhe përhapen semundjen ngjitese ne fillim ne Siçili e me vone ne gjithe portet e Italise e te Europes ku kalonin gjithe rruget tregtere e detare. Ne Evropë, gjatë viteve 1348 a Caffa qytet ne brigjet e Detit te zi ( Koloni e Republikes se Gjenoves) e ne 1330 ne Kine. Per here te dyte rivjen ne Europe ne 1600 ne Angli vrau mbi 200 milion njerëz e popullsia u pergjysmua. Njerëzit vinin maska dhe parfumoseshin me aroma të forta për të parandaluar sëmundjen. Doktorët i këshillonin pacientët të vinin jashtëqitje të thara mbi plagë, të gëlltitnin gurë të çmuar, të pinin mjedër si dhe të pinin një gotë me urinën e tyre 1 herë në 2 ditë.Ushtarë Italianë në Vitin 1346-1430 sollën minj të infektuar me murtajë bubonike dhe i hodhën nëpër puse duke helmuar kështu popullsinë. Në Kostandinopojë (Stamboll) vdisnin nga murtaja bubonike rreth 10.000 njerëz në ditë. Paul-Louis Simond në vitin 1898 kuptoi se bakteri që shkakton murtajën, shpesh herë gjendej tek minjtë,i cili përmes pleshtave bartej nga kafshët tek njerëzit. Murtaja bubonike është pa dyshim një ngjarje qe pothuajse shkatërroi vendet e Evropës.

Murtaja e vitit 1345
Sipas studiuesve të kohës në Universitetin e Parisit, Vdekja e Zezë u krijua më 20 mars 1345, nga ajo që ata e quanin “një bashkim i trefishtë i Saturnit, Jupiteri dhe Marsit në shkallën e 40-të të Ujorit”. Vdekja e Zezë, e njohur edhe si Murtaja, përfshiu Europën, Lindjen e Mesme dhe Azinë gjatë shekullit XIV, duke lënë pas mbi 100 milionë të vdekur. Pavarësisht nga ajo që thoshin këta studiues, tanimë dihet se murtaja bubonike, sëmundja më e zakonshme e njohur si Vdekja e Zezë, është shkaktuar nga bakteri “yersinia pestis” .Murtaja shkaktohej nga pleshtat që udhëtonin zakonisht me minjtë, por që hidheshin në gjitarë të tjerë kur minjtë ngordhnin. Rastet më të shpeshta, u shfaqën fillimisht tek banorët e Mongolisë rreth vitit 1320. Zakonisht, njerëzit që prekeshin nga murtaja ankoheshin për dhimbje koke, ethe dhe të dridhura. Gjuhët e tyre merrnin shpesh një ngjyrë të bardhë, para se të kishte një ënjtje të madhe të gjëndrrave limfatike. Në fund, shfaqeshin në trup njollat e zeza dhe të purpurta; dhe vdekja e tyre mund të ndodhte brenda një jave. Më vonë, u zhvillua një formë pneumonike e murtajës që ishte më pak e zakonshme, por që vrau 95 për qind të njerëzve që u prekën prej saj.
Pasi fiset nomade mongole u shkatërruan nga murtaja, sëmundja u shpërngul në jug dhe lindje, në Kinë dhe Indi. Kudo që përhapej, numri i të vdekurve ishte i lartë. Mendohet se sëmundja u përhap në Evropë më 1345. Në një incident të njohur, tatarët, një grupim turqsh, po luftonin kundër italianëve nga Xhenova në Lindjen e Mesme, kur tatarët u prekën papritmas nga Murtaja. Thuhet se ata filluan të hidhnin trupat e vdekurve mbi armiqtë e tyre, të cilët u kthyen në Itali me këtë sëmundje. Megjithëse kjo histori mund të mos jetë e vërtetë, është e sigurt që minjtë e mbartën murtajën me anije nga Azia dhe Lindja e Mesme në Evropë. Ajo filloi të godasë kudo, në të gjithë qytetet-porte. Në Venecia, 100.000 njerëz vdiqën në total, me 600 të vdekur çdo ditë në kulmin e shpërthimit. Në 1347, sëmundja depërtoi në Francë dhe vetëm në Paris humbën rreth 50.000 njerëz. Një vit më pas, viktimë ra edhe Britania e Madhe. Deri në kohën kur përfundoi më e keqja më 1352-shin, një e treta e popullsisë së kontinentit kishte vdekur. Shkatërrimi në këtë shkallë, nxori më të keqen tek njerëzit. Shpesh për sëmundjen nuk fajësohej lëvizja e yjeve, por pakicat në komunitete. Shtrigat dhe ciganë, ishin vazhdimisht në shënjestër. Mijëra hebrenj u torturuan, dhe u dogjën në turrën e druve, si fajtorë për shfaqjen e Vdekjes së Zezë. Ndërkohë predikues të ndryshëm fetarë, pohuan se sëmundja ishte një lloj ndëshkimi imi i Perëndisë për imoralitetin e njerëzve. Shumë njerëz iu rikthyen lutjeve, dhe ata që i mbijetuan Murtajës ia atribuonin fatin e tyre të mirë përkushtimit fetar, çka solli ngritjen e sekteve të ndryshme fetare. Ndërkohë, disa të tjerë përdorën kura të padobishme në shtëpi për të shmangur sëmundjen, duke u larë në urinë ose me gjakun e menstruacioneve të grave në një përpjekje të dëshpëruar për të shmangur prekjen nga sëmundja. Murtaja u shfaq periodikisht deri në vitet 1700, por asnjëherë nuk arriti përmasat epidemike të shekullit XIV.

Lexo edhe :  Dashuri nën zjarr: Si i mbijetoi luftës në Kosovë një çift i përzier etnikisht

Studimi
“Vdekja e zezë”, një emërtim për shkak të njollave të zeza që mbulonin trupin e pacientëve, shkaktohet nga bakteri Yersinia Pestis, i cili transmetohet nga pleshtat që janë të shumtë në brejtës. Sëmundja ekziston edhe sot, me përjashtim të Australisë. Për të nxjerrë përfundime, shkencëtarët analizuan ADN-në e kufomave të viktimave të epidemisë mesjetare të mbajtura në Muzeun e Londrës, dhe të tjerëve nga vende të ndryshme, duke krijuar një pemë familjare gjenetike të bakterit Yersinia Pestis, që shkakton “vdekjen e zezë”. Dr. Slavin gjithashtu analizoi mostrat e ADN-së nga dy varreza të krishtera të viktimave të “vdekjes së zezë” në Kirgistan. Në varre përmendej data e vdekjes dhe shkaku: “murtaja”. Shumica e pacientëve kishin vdekur në vitin 1338, tetë vite para se të shpërthente epidemia e tmerrshme në Europë. Shkencëtarët zbuluan ADN-në e bakterit në pulpën e dhëmbëve të të vdekurve nga “murtaja”. Bakteri u transmetua atyre nëpërmjet një marmota, një brejtës si ketri. Lloji i bakterit të murtajës i gjetur në këto varreza më vonë evoluoi në bakterin e mutuar që shkaktoi përhapjen e murtajës në Europë. Nëse teoria e tyre është e saktë, sipas Mary Fischel, një historiane në Universitetin Johns Hopkins, është e sigurt se “vdekja e zezë” u përhap në Euroazi përmes rrugëve tregtare dhe jo, siç vlerësonin dikur historianët, përmes operacioneve ushtarake.

Të fundit

‘Do të kemi temperatura të larta’, meteorologia zbulon surprizat e motit për fundjavën

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta. Meteorologia Lajda Porja tha se...

Nuanca blu si askund tjetër / Ky plazh në Jug të Shqipërisë renditet i pari

Plazhi i “Pasqyrave” mes Sarandës dhe Ksamilit është renditur i pari në botë për ujin me ngjyrën më blu të theksuar. Duke përdorur imazhe satelitore...

Arrestimi i dy kryebashkiakëve, sot zgjidhet kryetari i ri i Himarës

Pas arrestimit dhe dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur pa drejtues. Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet...

Universiteti i Harvardit heq kopertinën prej lëkure njeriu nga një libër i 1800-s

Universiteti i Harvardit thotë se pronari i parë i librit të një romancieri francez ia mori lëkurën një pacienteje femër të vdekur pa pëlqimin...

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi te fëmijët duke parë rezultatet...

Lajme të tjera

Web TV