Barcelona triumfoi në El Clasico, Xavi: “Nuk jemi ende kampionë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona triumfoi në “El Clasico” përballë Real Madrid, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në këtë edicion.

Suksesi 2-1 ishte sa i rëndësishëm po aq edhe i veçantë për vetë mënyrën se si kjo fitore erdhi, me ekipin e Xavit që nuk u dorëzua dhe përmbysi gjithçka në frymën e fundit.

Pas sfidës, vëmendja u spostua te trajnerët, me Xavi Hernandez i cili kërkoi menjëherë të largonte euforinë nga ekipi i tij duke u shprehur i lumtur për suksesin, por ai dhe skuadra nuk ndihen ende kampionë.

“Nuk ndihemi ende kampionë, por është një hap shumë i rëndësishëm për ne. Ndeshja ishte perfekte dhe ne e merituam këtë fitore. Ne ishim superiorë dhe lojtarët e meritonin këtë sukses, jo vetëm për atë që dhuruan ndaj Realit, por për të gjithë sezonin. Rezultati ishte i drejtë dhe jam i lumtur. Të gjithë vrapojnë, punojnë dhe kjo në fund sjell rezultate. Është diçka që na bën krenarë. Ne kemi regjistruar shumë pikë dhe kjo do të thotë se ekipi po punon shumë mirë. Mendoj se në këtë takim treguam jo vetëm se jemi shumë të fortë në sulm, por se jemi shumë solidë edhe në mbrojtje. Tani duhet të shohim përpara, na presin sfida të tjera, kampionati është ende i gjatë”- përfundoi Xavi.

Barcelona tashmë kryeson me 68 pikë, 12 më shumë se vendi i dytë, Real Madrid dhe katalanasit janë në rrugën e duhur për t’u rikthyer te titulli kampion, një titull i cili mungon prej sezonit 2018/2019.

Të fundit

7 vende përrallore të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë gjatë jetës tuaj

Cilido qoftë versioni juaj i parajsës në tokë, vendet më poshtë jo vetëm që mahnisin sytë me bukuritë e...

Fushata i kushton shtrenjtë, Mitsotakis rezulton me Covid 19

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë helene i cili ka anuluar...

Gazetarja plas ‘bombën’: Ja çfarë do të bëjë prokuroria për çështjen e Tahirit

Burime të sigurta të gazetares Anila Hoxha deklaruan se pavarësisht se prokurori i çështjes ka aprovuar lirimin e Saimir Tahirit, të hënën po shohin...

Tkurret popullsia e Shqipërisë, 32 mijë banorë më pak gjatë vitit të kaluar

Edhe gjatë vitit 2022, popullsia e Shqipërisë vijoi tendencën rënëse. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, më 1 janar 2023 në vendin tonë u...

Puthi Georgia Melonin/ Basha “xhelozon” Ramën: Sillet si yjet e Hollywood-it

Veprimi i kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Molavi, ku i dha një përaqfim të zjarrtë kryeminsitries së Italisë Georgia Meloni, është...

Lajme të tjera

Web TV