Berisha “pa parti”/ Frrok Çupi: E dinte përfundimin që kur u shpall “non grata”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Frrok Çupi deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha e dinte se nuk do mund ta merrte drejtimin e Partisë Demokratike, që kur u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në maj të vitit 2021.

Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se që kur u etiketua si minues i demokracisë, ishte e ditur se Berisha, por edhe Meta e zyrtarë të tjerë, do të ndodheshin në situatën e tanishme politike.

Kjo sipas Çupit, detyroi Berishën që të bënte një koalicion me Metën.

“Këta e kanë ditur që prej fillimit se do të përfundojë në këtë pikë. Nga e kanë ditur? Këtu qendron e gjitha. Këta  e kanë ditur që në maj të vitit 2021, kur Berisha u shpall “non grata. Jo thjesht “non grata”, por u etiketua si minues i demokracisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U kuptua se jo vetëm Berisha, por një tufë e tërë njerëz të dëmshëm, zyrtarë të dëmshëm në Shqipëri do të shkonin në këtë rrugë.

Ilir Meta qysh atëherë ka parë veten. Nëse e mbani mend, ai kishte periudha paniku, periudha krizash, i bëhej sikur e vrisnin te mali me gropa. Përfundimisht, e përshkallëzuan aktivitetin e tyre. Ata njihnin veten, nuk njihnin Amerikën, nuk njihnin demokracinë në Shqipëri, por çfarë kanë shkaktuar”, theksoi ai.

 

Të fundit

“Agresioni erdhi nga serbët”/ Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për BBC ku foli për tensionet në Veri. Ai doli krah BE-së dhe SHBA-së...

“Vetëm qahej e ankohej …”/ Aktrimi i Vuçiç në prani të Macron dhe Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbuluar detaje nga takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, i cili u zhvillua në praninë e kancelarti gjerman...

Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se lirimi i Saimir Tahirit nga burgu është një bast i humbur i amerikanëve. Sipas...

Beatriks Ramosaj kërkon ndihmën e fansave/ Kush e gjen shpërblehet 2 mijë euro

Beatrix Ramosaj e ka nisur ditën e sotme me një kërkesë për ndjekësit e saj të shumtë. Ajo ka publikuar foton e një qenushi duke...

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion/ Zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me një punonjëse të kësaj ministrie janë arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK...

Lajme të tjera

Web TV