Dita Botërore e Shëndetit Dentar/ Manastirliu: Zgjerojmë investimet me kabinete të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Botërore të Shëndetit Dentar, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër ofrimin e shërbimit dentar përmes Njësisë së Lëvizshme Stomatologjike në shkollën 9-vjeçare “Bashkim Berisha” në Ndroq, ku theksoi rëndësinë e Programit Kombëtar të Shërbimit Dentar për shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve.

“Ne po punojmë çdo ditë në mënyrë që të ofrojmë shërbime të kujdesit shëndetësor bazë në shkolla, ku në këto struktura fëmijët tanë kalojnë pjesën më të madhe të ditës dhe shërbimet shëndetësore duhet të jenë sa më të aksesueshme dhe të lehtësojnë prindrit, që fëmijët t’i marrin këto shërbime falas.

Ndaj kemi investuar në programe për kujdesin e fëmijëve, siç është programi i kujdesit oral, ku në vitet e fundit ne kemi investuar në 19 kabinete në shkolla në disa qarqe të vendit dhe së fundmi edhe me dy Klinika Stomatologjike Lëvizëse.

Prej fillimit të programit në shkurtin e këtij viti, përmes këtyre klinikave lëvizëse janë depistuar më shumë se 1,000 fëmijë në shkolla periferike në bashkitë Tiranë, Elbasan dhe Fier”,- tha Ministrja Manastirliu.

Duke folur për zgjerimin e programit të shërbimit dentar sa më afër nxënësve të shkollave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh:

“Duke filluar nga ky vit, ne do të shtrijmë shërbimin në të gjitha qarqet, duke zgjeruar kapacitetet tona, për të mundësuar që më shumë fëmijë të kenë akses në shërbimet e kujdesit dentar, duke lehtësuar edhe prindërit, sepse këto shërbime janë falas”.

Ministrja Manastirliu pa nga afër edhe shërbimin e kujdesit për shikimin, një tjetër program që ofrohet falas për nxënësit e shkollave 9-vjeçare në vend.

“Që prej fillimit të këtij programi rreth një vit më parë, janë kryer mbi 120.000 depistime të shikimit për kontrollin e vizusit, prej të cilave, më shumë se 15.000 fëmijë janë referuar tek mjeku specialist për  të korrektuar problematikat që janë evidentuar në shikimin e tyre”, tha Manastirliu.

Programi i shërbimit stomatologjik shkollor dhe ai i kujdesit për shikimin, i’u shërbejnë rreth 230 mijë fëmijëve të grupmoshës 6-14 vjeç. Pas ngritjes së 19 kabineteve të reja dentare në shkollat e Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Durrësit, prej muajit shkurt  ka nisur edhe ofrimi i një shërbimi të ri dentar për fëmijët e shkollave, kryesisht ne zonat rurale, me dy Njësi të Lëvizshme Dentare, teksa do të vijojë zgjerimi i këtij shërbimi me kabinete të reja dentare edhe në qarqe të tjera të vendit.

Të fundit

“Rritja e pagave për deputetët, skandaloze”/ Islami: Duhet të niste nga shtresat e ulëta

Rritja e pagave të administratës publike, mes të cilëve ministrave dhe deputetëve ishte temë diskutimi në në emisionin “Bardh...

Ligji i ri për pronat/ Manja: Deri në Dhjetor 2024 shqyrtohen 9 mijë kërkesa

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja,ka folur në emisionin “Opinion” për vendimin e Këshillit të Ministrave për ndryshimet në ligjin e pronave për të kompensuar...

Komandanti i KFOR-it/ Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për viktimat

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur zi për...

“Nuk e lejoj as të gjallë e as të…”/ E bija falsifikon firmën dhe i merr nënës shtëpinë

Më 21 Mars, emisioni Stop transmetoi problemin e zonjës Varvara Kapurani, një 77-vjeçare nga Elbasani, e cila pas vdekjes së të shoqit dhe pas...

Të shtunën vjen hëna e plotë rozë/ Për këto 4 shenja sjell kaos të paparë në jetën e tyre

Të shtunën, më 3 qershor, qielli do të ndriçohet nga një Hënë e plotë rozë në shenjën e Shigjetarit dhe na sjell energji të...

Lajme të tjera

Web TV