Zgjedhjet vendore, Alibeaj mbledh sot Kryesinë e PD, do caktohen kandidatët për 14 majin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e regjistroi në zgjedhjet vendore 2023, kryetari komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj do të mbledhë sot pasdite Kryesinë dhe Grupin Parlamentar. Kjo është edhe mbledhja e parë që grupi i PD do të zhvillojë në zyrat e reja që kanë marrë me qira rrugën Donika Kastrioti, zyra në të cilat do ushtrojë aktivitetin politik, pasi selinë e PD-së e ka ende në përdorim Sali Berisha.

 

Në fokus të kësaj mbledhje do jenë diskutimet për zgjedhjen e kandidatëve për garën elektorale. Mbledhja e sotme është e rëndësishme për Alibeajn, pasi duhet të përcaktohen kandidatët e ndërsa koha nuk është në favor të tij. 27 marsi është afati i fundit për të regjistruar kandidatët në KQZ, ndërkohë që Alibeaj deri më tani ka bërë publik shumë pak emra, në ndryshim nga kampi tjetër i PD-së që ka të publikuar listën e plotë të kandidatëve, ndërsa PS pothuajse i ka përcaktuar të gjithë dhe mbetet vetëm zyrtarizmi më 25 mars. Në mbledhje pritet të zyrtarizohen kandidatët, por nuk dihet nëse do të bëhen publikë deri në afatin e fundit që është 27 marsi.

 

Pavarësisht përçarjes, në 5 bashki PD zyrtare pritet që të mos nxjerrë kandidatë, kjo për shkak të kërkesës së bazës, ku edhe vetë degët lokale kanë përforcuar thirrjen që mos të nxjerrin kandidatë përballë atyre të primareve, ndonëse do të garojnë nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Koalicion ku logoja e Berishës nuk do të përdoret. Ky vendim pritet të merret sot, nëse Kryesia do të miratojë kërkesën nga baza që në disa bashki të përfaqësohen me një kandidat, siç është rasti i Elbasanit, apo i Devollit.

Lexo edhe :  “Bardhi pa mbështetje politike”/ Analisti zbulon prapaskenat: Ndarja e PD nuk ndalet

Edhe në këto zgjedhje, po ripërsëritet skenari i 6 marsit, zgjedhjeve të pjesshme vendore, në të cilat PD doli me dy kandidatë. Siç vendosi KAS, PD zyrtare do të përfaqësohet nga emri i Enklejd Alibeajt, si kryetar i komanduar, ndërkohë që Sali Berisha ka mbetur jashtë i paregjistruar, pa vulë e logo partie. Të gjitha institucionet e kanë rrëzuar Berishën dhe asnjë nuk e ka njohur si kryetar të PD-së, ndërkohë që ai ka gjetur strehë tek aleati i tij Ilir Meta. Berisha do të dalë në zgjedhje me koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, por në asnjë moment nuk do përdoret emri apo logo e tij.

Të fundit

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe...

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës nën...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Lajme të tjera

Web TV