‘Kam qenë në burg me të’/ Familjarët e Qetsorit reagojnë pas deklaratës së Bledi Manes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bledi Mane, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka treguar se ka qenë në një burg me Qetsorin, por me një ndryshim.

“Me Qetsorin kam qenë në burg, por me një ndryshim të vogël. Unë shërbeja të biblioteka e burgut lart në kat të tretë, ndërsa Qetsori qëndronte gjatë gjithë kohës poshtë të gjirizet, te bodrumi aty ku zakonisht izolohen xhepistët dhe hajdutët e pusetave…”, ka shkruar Bledi Mane.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bledi Mane (@bled_mane)

 Në lidhje me këtë kanë reaguar edhe familjarët e fituesit të “Big Brother 2”, sërish me një postim në rrjetet sociale. Në faqen e tij në Instagram, është publikuar një vërtetim nga Prokuroria e Vlorës, ku mes të tjerash thuhet se “nuk rezulton të ketë të regjistruar procedim penal në ngarkim të tij.”

Kujtojmë se është raportuar se në janar të vitit 2012, Qetsori u akuzua nga Policia me akuzën e vjedhjes dhe u la i lirë pak ditë më vonë. Qetsori u akuzua për vjedhjen e disa tubave prej hekuri në pronësi të Ndërmarrjes së Ujësjellësit.

Sipas akuzës, Qetsor Ferrunaj kishte marrë tre punëtorë për të nxjerrë tubacionet, që kishin shërbyer para viteve 1990 për vaditjen e agrumeve në zonën e Orikumit.

 

Të fundit

“Agresioni erdhi nga serbët”/ Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë për BBC ku foli për tensionet në Veri. Ai doli krah BE-së dhe SHBA-së...

“Vetëm qahej e ankohej …”/ Aktrimi i Vuçiç në prani të Macron dhe Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbuluar detaje nga takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, i cili u zhvillua në praninë e kancelarti gjerman...

Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se lirimi i Saimir Tahirit nga burgu është një bast i humbur i amerikanëve. Sipas...

Beatriks Ramosaj kërkon ndihmën e fansave/ Kush e gjen shpërblehet 2 mijë euro

Beatrix Ramosaj e ka nisur ditën e sotme me një kërkesë për ndjekësit e saj të shumtë. Ajo ka publikuar foton e një qenushi duke...

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion/ Zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me një punonjëse të kësaj ministrie janë arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK...

Lajme të tjera

Web TV