“Nuk shoh shpresë te Europa, vetëm te SHBA”/ Raporti i DASH, Topi: Skaner profesional

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Bamir Topi e konsideron raportin e DASH një skaner serioz të situatës në Shqipëri.

I ftuar në “Drejt” ai thotë se gjetjet përveçse tregojnë abuzimet e mazhorancës, evidentojnë dhe mungesën e opozitës.

Bamir Topi: Një skaner profesional i vërtetë. Kjo dëshmon se SHBA nuk ecin mbi bazën e një opinioni të dikuj qoftë ky dhe njeriu më i fuqishëm. Do ta lexoja në një këndvështrim të dyfishtë.

Të gjithë prireren ta shohin si është akuzuar mazhoranca. Por kjo dëshmon se këtu nuk ekziston opozita. Po të kishte opozitë ditët e qeverisë do të kishin qenë  të numëruara. Siguria Ramës i vjen nga inekzistenca e opozitës.

E di shumë mirë se është i vetëm në fushën e lojës. Arbitri, ndërkombëtarët, kanë vetëm një intelekutor, qeverinë, në lojë. Ekipi që nuk zbret në fushë e humb ndeshjen aforfe. Është një raport që përcakton një të ardhme.

Është thirrje indirekte e opozitës. Sistemi politik këtu është kalcifikuar. Nuk shoh shpresë as te Europa, vetëm te SHBA.

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV