Terror në Selanik/62-vjeçari tenton të hedhë në erë makinën me 2 fëmijët dhe gruan brenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarja e rëndë ka tronditur Selanikun ditën e sotme. Një 47-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë, por kallëzimi ka bërë që partneri i saj të kërcënojë me jetë edhe fëmijët. 62-vjeçari ka futur fëmijët e tij në makinë dhe ka kërcënuar publikisht se do ta hidhte mjetin në erë, por ndërjyrja e autoriteteve u ka shpëtuar jetën të vegjëlve.

Tezja e fëmijëve, në një prononcim për Protothemën tregon se 62-vjeçari nuk ua kishte dhënë kurrë përshtypjen që ishte dhunues, por e kishin njohur si një njeri serioz në punë dhe me humor në familje. Ajo thotë se kjo ishte hera e katërt që ai e rrihte të motrën e se më në fund, ajo vendosi ta kallëzonte në polici.

“Ai e kishte kapur për fyti, e kishte rrahur. Ishte e disata herë që ndodhte, por asaj i vinte turp ta thoshte. Kishte ndodhur edhe 4-5 herë, por kjo ishte pika që mbushi kupën,”- tregon ajo.

“Ai mori fëmijët që janë binjakë, i futi në makinë dhe i tregoi çakmakun. Askujt s’ia mori mendja se çfarë kishte ndërmend të bënte. Brenda pak sekondash motra ime thirri policinë. Ai e ftonte të afrohej pranë makinës, kishte në plan të hidhte gjithçka në erë dhe të vdisnin të katërt bashkë,”- shton ajo.

Ajo shton se beson se 62-vjeçari e kishte planifikuar paraprakisht atë që donte të bënte, pasi i kishte blerë bombolat e gazit dhe i kishte në makinë.

62-vjeçari është vënë në pranga dhe akuzohet për tentativë vrasjeje në seri, dhunë në familje, kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Atij i është dhënë një afat, deri të enjten mund të kërkojë falje për të lehtësuar pozitën e tij.

Lexo edhe :  Rrugë të bllokuara/ Italia, Britania dhe Mali i Zi përfshihen nga moti i keq

 

Të fundit

“Koha për të vrarë” dhe koha përballë/ “E keqja e madhe” ka një emër: Sali Berisha

Fatmir Zanaj Opinioni publik është njohur disi me librin e Aredin Shytit “Përballë së keqes”, publikuar nga botimet “Naimi”. Çdo...

A mund të ndalojë Elon Musk mbylljen e TikTok në SHBA?

Zyrtarët kinezë raportohet se po konsiderojnë shitjen e TikTok në SHBA te miliarderi i teknologjisë dhe pronari i X, Elon Musk, nëse aplikacioni i...

Shpërndanin kanabis në doza, përfundojnë në pranga 3 të rinjtë në Kamëz

Një rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza është goditur në Kamëz ditën e sotme. Shtetasit E. H., 25 vjeç, I. H., 25...

Prezantohet prefekti i ri i qarkut të Vlorës, i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes

Plator Nesturi, prefekti i ri i qarkut të Vlorës, është prezantuar mesditën e kësaj të marte në Prefekturën e Qarkut. Ka qenë Ministri i Mbrojtjes...

Sulmet në Gaza, autoriteti shëndetësor raporton për 61 të vrarë

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë shkaktuar vdekjen e 61 personave dhe kanë plagosur më shumë se 280 gjatë 24 orëve të fundit,...

Lajme të tjera

Web TV