Erdogan kandidon zyrtarisht në zgjedhjet e 14 majit në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia në pushtet e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe aleatët e tij nacionalistë, kanë kandiduar edhe zyrtarisht për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 majit, me synim që të fitojnë edhe një mandat në pushtet.

Ky vendim ka nxitur debate të nxehta rreth asaj nëse kushtetuta ia lejon Erdoganit një mandat të tretë.

“Ligjërisht është e pamundshme që Erdogan të kandidojë sërish”, ka thënë politikani opozitar, Idris Sahin, të martën, duke shtuar se partia e tij DEVA do ta apelojë kandidaturën e Erdoganit.

Sipas Kushtetutës së Turqisë, një mandat presidencial zgjat pesë vjet dhe një president mund të ketë maksimum dy mandate. Erdogan është zgjedhur fillimisht president më 2014 dhe më pas është rizgjedhur më 2018.

Ai argumenton se kandidatura e tij është ligjore, pasi ligji për dy mandate në pushtet ka hyrë në fuqi më 2017, prandaj mandati i parë nuk numërohet. Shumë vëzhgues i konsiderojnë zgjedhjet e majit si një prej proceseve zgjedhore më kritike në historinë e Turqisë.

Pas gati 20 vjetëve në pushtet, Erdogani do të garojë në kohën e vështirësive më të mëdha ekonomike në dekada, pa harruar edhe dëmet që kanë shkaktuar tërmetet e muajit të kaluar.

Rivali kryesor i Erdoganit është lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kılıçdaroğlu, i cili përkrahet nga pesë parti tjera opozitare, prandaj edhe i ka rritur shpresat e shumë votuesve për mposhtje të Erdoganit.

Institucionet përgjegjëse për zgjedhje, do ta publikojnë listën finale të kandidatëve për president më 31 mars./REL

Të fundit

Baballarët e kombit shqiptar dhe baballarët e shtetit të Kosovës, përballë Albin Kurti

Nga Mero Baze Ka një keqkuptim të madh, por dhe të qëllimshëm, në referimin në histori që nacionalkomunistët e Kosovës...

Shkrirja e ASA-s/ Ankohet Gjinushi: Paguhem 300 mijë lekë të vjetra në muaj

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka deklaruar se në këtë institucion nuk merr rroga. I ftuar në studion e Panorama TV, Gjinushi...

Lirimi i Tahirit/ Reagon Rama: Duhet të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë

Një reagim për lirimin nga qelia të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama. Në takimin falenderues që po...

Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta aktorja shumë e dashur për publikun (EMRI+FOTO)

Në moshën 84-vjeçare dhe pak ditë para se të festonte ditëlindjen, sot ndërroi jetë aktorja Nonika Galinea, e cila për shumë dekada i shërbeu...

A do të ketë fashë të energjisë gjatë vjeshtës? Ja si përgjigjet eksperti i ekonomisë

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli foli në lidhje me mundësinë për të pasur fashë energjie këtë vit. I ftuar në Euroneës Albania, ai theksoi se...

Lajme të tjera

Web TV