KQZ u ndalon socialistëve zhvillimin e 5 aktiviteteve politike!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5 aktivitete të socialistëve janë ndaluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pasi janë kategorizuar si aktivitete shtetërore për qëllime elektorale.

“Të ndëshkuarit” janë Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila në datën 24 mars në orën 14:00 kishte organizuar një bisedë të hapur “për klasterin dixhital për audiovizivën”. Aktiviteti ishte planifikuar që të mbahej në ambientet e Ministrisë së Kulturës, por pas vendimit të KQZ-së është anuluar.

Kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golem i është ndaluar zhvillimi i 3 aktivitete, 1 që bëhet fjalë për inspektim punimesh në rrugën e fshatit Zhulat, dhe 2 të tjera që fokus kanë pasur turizmin dhe të rinjtë, përgatitjes e studentëve për tregun e punës si edhe përmirësimi i cilësisë së jetës. Në një nga këto takime do të ishte e pranishme edhe Mirela Kumbaro, drejtuese e PS-së në Gjirokastër.

Një tjetër kryebashkiak i ndëshkuar është edhe Redjan Krali i Kavajës. Atij i është ndaluar që të bëjë një takim me ekselentët e qytetit, ku i pranishëm do të ishte edhe deputeti socialist, Etjen Xhafa. Ai do duhet të ishte zhvilluar sot në orën 16:30, por KQZ ka ndaluar zhvillimin e tij.

Cilat janë aktivitetet e ndaluara
KQZ ka bërë me dije se nga data 13 janar 2023 deri në datën 14 maj 2023, çdo organ publik ka detyrimin të raportojë paraprakisht në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbi veprimtaritë publike të kryera nga titullari dhe/ose çdo punonjës i administratës, apo personeli tjetër i institucionit. KQZ duhet të njoftohet për zhvillimin e veprimtarisë publike të paktën 5 (pesë) ditë përpara datës së parashikuar për zhvillimin e saj. Në rast se nuk respektohet ky afat veprimtaria do të ndalohet dhe nuk mundet të bëhet publike.

Lexo edhe :  1 Qershori/ Përurohet Akademia e parë e Çiklizmit, Veliaj: Dhuratë për fëmijët e Tiranës

Zhvillimi i çdo veprimtarie me karakter publik, me pjesëmarrjen e punonjësve të organeve publike duhet të raportohen. Ndalohet në këto veprimtari përdorimi i shenjave, logove, sloganeve, pankartave, posterave të lëvizshëm ose jo, materialeve propagandistike që identifikojnë drejtpërsëdrejti, apo tërthorazi një parti politike/subjekt zgjedhor apo kandidat në zgjedhje.

Gjatë zhvillimit të veprimtarive, ndalohen thirrjet, apo fjalimet me përmbajtje partiake ose zgjedhore në favor të një subjekti zgjedhor apo të një kandidati.

Promovimi i investimeve me pjesëmarrjen e zgjedhësve/elektoratit, përfaqësuesve të partisë politike konsiderohet si veprimtari politike zgjedhore. Pjesëmarrja e punonjësve të administratës brenda orarit zyrtar të punës në këtë lloj veprimtarie konsiderohet shkelje e dispozitave të Kodit Zgjedhor. Këto lloj veprimtarish me qëllime zgjedhore ndalohet të publikohen në faqen elektronike zyrtare të institucionit apo në rrjetet sociale zyrtare të institucionit.

KQZ deklaron se “ndalohet promovimi i projekteve të ndryshëm në investime, shërbime, për të cilat fondet janë planifikuar pas datës 13 Janar dhe jashtë programit vjetor buxhetor të miratuar në fillim të vitit. Ndalohet shpërndarja publike e lejeve të legalizimit dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive të tjera me karakter politik/zgjedhor në selitë dhe oborret e shkollave, në spitale e të tilla të ngjashme, në selitë e organeve publike qendrore dhe vendore, të tilla si ministri, bashki, agjenci të ndryshme e të tilla të ngjashme. Ndalohet zhvillimi i veprimtarive me karakter politik/zgjedhor si dhe në biblioteka, qendrat kulturore përveç kur këto janë përcaktuar me vendim/udhëzim nga institucioni që i ka në varësi, si qendra multifunksionale”.

Të fundit

Përplasen trenat në Indi, 50 të viktima dhe 300 të plagosur

Së paku 50 persona kanë vdekur dhe 300 janë shtruar në spital në Indi, pasi një tren me pasagjerë...

Feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç bën Kejvina Kthella

Kejvina Kthella prej vitesh njihej si një nga vajzat më të bukura të showbiz-it, por së fundmi u bë shumë e komentuar në media...

Sopranoja italiane Ana Pirozzi vjen për Master Class në Tiranë, pa pagesë për të rinjtë

Sopranoja e njohur italiane, Ana Pirozzi do të jetë në Tiranë për një master class falas për të rinjtë. Këtë e bëri me dije...

Kur duhet të hamë më shumë mish në dimër apo verë? Ja çfarë thonë mjekët

Kur jashtë është ftohtë dhe temperaturat bien nën zero gradë Celsius, shpesh mund të shërbejë si një instinkt për të kërkuar porcione ushqimi më...

7 vende përrallore të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë gjatë jetës tuaj

Cilido qoftë versioni juaj i parajsës në tokë, vendet më poshtë jo vetëm që mahnisin sytë me bukuritë e rralla natyrore por edhe mbushin...

Lajme të tjera

Web TV