“Mos më hajde në shtëpi pa fituar”/ Kiara bind Luizin të mos lërë shtëpinë e BBV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luizi dhe Kiara kanë pasur një bisedë të gjatë ditën e sotme, pikërisht në lidhje me vendimin e Luizit për t’u larguar në rast se eliminohet Kiara. Kjo e fundit u mundua ta bindë Luizin që të qëndrojë për të shkuar deri në finale dhe me sa duket ia doli.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Po nëse këta njerëz që të mbështesin ty, e zëmë që dola unë, duan të të mbështesin ty vetëm. E kam seriozisht! Nuk mund të bësh një gjë të tillë, ti e di shumë mirë që të duhet fitorja. Ti do ta fitosh, jam shumë e sigurt për këtë. Mos thuaj “jam unë në vend të Kiarës”, nuk je pra ti, se ti je tjetër karakter nga unë. Më vë një përgjegjësi shumë të madhe, unë dua me shpirt që ti ta fitosh.

Luizi: Problemi është këtu, që po mendoja se nëse bëj unë thirrje që të të votojnë ty, njerëzve të mi, deri diku duket sikur po bëj një lloj presioni. E zëmë se kjo nuk funksionon, gjithë kjo fushatë kthehet në urrjetje, jo për mua por për ty. Do të të thonë ty “doli nga ti”. Nisem të të bëj mirë, por të bëj keq.

Kiara: Ke sakrifikuar kaq kohë, ke kaluar çdo limit, ti e di se sa duan njerëzit. Me shumë mundësi unë do dal, ti do ta fitosh për ne të dy. Unë në shtëpi do iki, do të të ndjek, aty më ke, nuk largohem unë prej teje.

Luizi: Është ideja që do jem duke dëgjuar p*rdhët e Oltës nëpër shtëpi, “shiko ta nxora Kiarën”.

Lexo edhe :  Rita Ora dhe partneri i saj pozojnë për revistën “Vogue”,çifti zbulon sekretin e martesës

Kiara: S’ka gjë, edhe ti i ke nxjerrë, i ke bërë presion, me Maestro me Amos. Kjo është një luftë mes ju të dyve. Unë çfarë kam dashur ta përcjell, e kam përcjellë dhe jam shumë e lumtur.

Luizi: Nëse njerëzit duan të të nxjerrin ty dhe të mbajnë Oltën, ma beso që është e vdekur që ata duan të na shohin mua dhe Oltën dhe ma beso që ta marr hakun. Rri e qetë se ajo mua nuk më kalon dot.

Kiara: Këtë bisedë doja ta bëja me ty më vonë, por e pashë që u qetësove. Unë jam koshiente që unë nuk e bëj dot atë që po bën ti, njerëzit duan spektakël. Lufto deri në moment të fundit, mos më hajde në shtëpi pa fituar se nuk ta hap derën. Olta është kundërshtarja më… ju jeni dyshja. Dashurinë e kanë parë.

 

Të fundit

Sevilla mposht Romën me anë të 11-të metërshave dhe shpallet kampione e Europa League

Sevilla në qiellin e shtatë. Skuadra andaluziane triumfon në finalen e Europa League-s ndaj Romë në ruletën e penalltive,...

“Rritja e pagave për deputetët, skandaloze”/ Islami: Duhet të niste nga shtresat e ulëta

Rritja e pagave të administratës publike, mes të cilëve ministrave dhe deputetëve ishte temë diskutimi në në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News....

Ligji i ri për pronat/ Manja: Deri në Dhjetor 2024 shqyrtohen 9 mijë kërkesa

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja,ka folur në emisionin “Opinion” për vendimin e Këshillit të Ministrave për ndryshimet në ligjin e pronave për të kompensuar...

Komandanti i KFOR-it/ Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për viktimat

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka deklaruar se po të mos ndërhynte KFOR’i në veri, “tani do të ishim duke mbajtur zi për...

“Nuk e lejoj as të gjallë e as të…”/ E bija falsifikon firmën dhe i merr nënës shtëpinë

Më 21 Mars, emisioni Stop transmetoi problemin e zonjës Varvara Kapurani, një 77-vjeçare nga Elbasani, e cila pas vdekjes së të shoqit dhe pas...

Lajme të tjera

Web TV