Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Rama vizitoi dje Athinën sot fluturon drejt Londrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë në shtetin helen, ku krahas ekspozitës së tij me piktura atje është pritur edhe në një takim nga Krytari i Parlamentit Grek, Konstantinos Tasoulas, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes vendeve, si dhe shprehën dëshirën dhe vullnetin e përbashkët për forcimin e tyre të mëtejshëm, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Parlamentit Konstantinos Tasoulas bashkëvlerësuan rolin e minoritetit grek në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi, si ura solide miqësie mes vendeve. “Është kënaqësi e veçantë që jemi në Athinë, marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë, është shumë e madhe dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë pa dyshim të dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh, janë qoftë qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”, u shpreh Kryeministri Rama. Nga ana e tij, Kryetari Tasoulas shprehu mbështetjen e Greqisë në rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke vlerësuar progresin e bërë nga vendi ynë në këtë aspekt. “Me të drejtë vendi juaj synon ecjen drejt integrimit evropian, me të drejtë vendi ynë mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Me të drejtë të dyja vendet tona, duke pasur ura lidhëse minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar ne Greqi, po ecin përpara“, u shpreh ai gjatë takimit. Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot për në Londër, ndërsa një ditë më pas do të ketë edhe një takim me homologun britanik, Rishi Sunak, me të cilin do të zhvillojë edhe një konferencë për mediat. Gjithashtu, Rama do të ketë takime edhe me kryetarin e Parlamentit britanik dhe Sekretarin e Jashtëm, si edhe me zyrtarë lokalë. Vizita vjen në një kohë kur Britania e Madhe po mendon të miratojë një ligj që synon të frenojë emigrantët e paligjshëm drejt ishullit, ku një numër të konsiderueshëm e përbëjnë të rinjtë shqiptarë. Administrata Sunak, u ka shpallur luftë prej disa kohësh emigrantëve nga vendi ynë, të cilët i lidh me krimin e organizuar në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave, 12 301 emigrantë shqiptarë, kryesisht meshkuj të rinj, kanë hyrë ilegalisht në vend në 2022, numri më i lartë i rreth 45 mijë shtetasve që kanë kaluar gjithsej kanalin vitin e kaluar.

Të fundit

Harris apo Trump? Pse këto zgjedhje në SHBA do të jenë historike, kushdo të fitojë?

Kushdo do të fitojë në zgjedhjet Presidenciale në SHBA, mes Donald Trump dhe Kamala Harris, BBC shkruan se këto...

Masa ‘detyrim paraqitje’, Monika Kryemadhi shkon sot në SPAK

Këtë të hënë, në prokurori duhet të paraqitet Monika Kryemadhi, në zbatim të masës detyrim paraqitje të caktuar nga gjykata. Kryemadhi duhet të paraqitet...

Çfarë po ndodh? Pas ish-deputetit socialist, paraqitet në SPAK edhe deputeti i PD ( EMRI)

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani është paraqitur sot në ambientet e SPAK. Lajmi konfirmohet nga gazetarja Klodiana Lala. Dogjani është person nën hetim nga...

Ilir Meta flet për arrestimin: Kisha frikë mos më rrëmbenin, pse u tërbova kur…

Ilir Meta, gjatë intervistës së dhënë nga burgu për Panorama, ka treguar dhe pse e detyroi policinë ta nxirrte zvarrë nga makina. "Ai nuk ishte...

Faktorët që paralajmërojnë fundin e një marrëdhënieje

Mund të duket e çuditshme, por e hëna është dita më e zakonshme e ndarjeve. Dhe kur të mendoni për këtë, ndoshta ka kuptim:...

Lajme të tjera

Web TV