test

“Shëndet, mbarësi e lumturi”/ Begaj uron festën e Sulltan Novruzit, takon Baba Mondin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e ditës së Sulltan Novruzit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi sot Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u takua me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Presidenti Begaj përfitoi nga rasti të shprehte një urim për të gjithë besimtarët bektashianë në përfundim të vizitës së tij.

“Erdha sot të uroj besimtarët bektashinj për Festën e Sulltan Novruzit, ditën e lindjes së Imam Aliut, ditën e fisnikërisë bektashiane! Kënaqësi të takoja Kryegjyshin Botëror, në këtë ditë të rëndësishme!” tha Presidenti Begaj në deklaratën e tij për shtyp.

Kreu i Shtetit shtoi më tej: “Uroj të gjithë besimtarët bektashinj, shëndet, mbarësi, lumturi e paqe në familjet e tyre dhe kudo! Kjo ditë e veçantë përkon me stinën e pranverës, me ngjyrat, optimizmin dhe gjallërinë që ajo ka! Kështu që uroj të gjithë shqiptarët, të kenë pranverë në jetët e tyre, të kenë shëndet dhe lumturi!”

Presidenti Begaj së bashku me Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, vizituan edhe statujën e Imam Aliut të përuruar ditën e sotme.

Të fundit

Fiton garën për kreun e ri të NATO, kush është “pëshpëritësi i Trump”

Kryeministri holandez në largim, Mark Rutte, ka fituar garën për t’u bërë kreu i ardhshëm i NATO-s në një...

Panik në Berat/ 7-vjeçari bllokohet brenda në banesë, ndërhyn zjarrfikësja

Një çift bashkëshoshtësh, banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat, kanë dalë nga banesa për të bërë pazar, duke lënë në gjumë fëmijën e tyre...

Kylie përlotet nga komentet për pamjen e saj: Dukesh e vjetër

Kylie Jenner është përlotur pas komenteve negative që ka marrë për pamjen e saj. Në episodin e ri të sezonit 5 të “The Kardashians”,...

Dumani e Kraja hetojnë Metën dhe Berishën/ I dërguari i Blinken shkon në SPAK

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew ishte sot në godinën e SPAK për të parë nga afër në veprim institucionet gjyqësore shqiptare, mes tyre dhe atë...

Veliaj me socialistët: Berisha është reduktuar në një dritare, Meta në një vare argëtuese

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj vijoi turin e mirënjohjes me socialistët e zonës së Dajtit, Lagjes 12, Shëngjergjit, Krrabës,...

Lajme të tjera

Web TV