Zgjedhjet e 14 majit/ Berisha prezanton kandidatin e Matit: Ju ftoj të bëjmë natën ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë pasdite, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur në qytetin e Matit, ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Mat, Skënder Gjucin.

Berisha ka dhënë mesazhe për veriorët, duke shprehur besim se ata do të sjellin Skënder Gjucin në krye të bashkisë, në zgjedhjet e 14 majit.

Kryedemokrati ftoi qytetarët të japin mbështetjen për të sjellë fitoren e lirisë, e idealeve dhe Shqipërisë që nuk e pranon monizmin.

“Sot ne jemi mbledhur këtu për t’i shprehur besimin tonë, kryetarit tonë të ardhshëm të bashkisë së këtij qyteti, qytetarit të parë të Matit, Skënder Gjuci.

Berisha prezanton kandidatin e Matit/ Mesazh qytetarëve për zgjedhjet

Me 14 maj qytetarët e Matit dhe mbarë Shqipërisë janë të ftuar të votojnë, të shprehin besimin e tyre për kandidatët që ata vlerësojnë më shumë. Në këtë kontekst unë dua të theksoj se kandidatët që paraqesim kësaj here si aleanca ‘Bashkë Fitojmë’ janë kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, që nuk emërohen nga kryetari apo kryesia e PD-së, por që janë përzgjedhur dhe votuar nga ju, dhe ju garantoj se kjo është norma, standardi më i avancuar i lirisë për një forcë politike.

Kjo është mënyra më e përgjegjshme, më transparente për të vendosur në drjetim në qeveri vendore, parlament, parti njerëzit që ju vlerësoni më shumë.

Një vit e gjysëm më parë dhe në këtë sallë dhe në çdo takim, demokratët kishin një kërkesë; ti emërojmë ne dhe të mos na i emërojë kryesia e partisë në Tiranë, përfaqësuesit tanë.

Jam i kënaqur që vij këtu sot para jush me këtë kërkesë legjitime plotësisht të plotësuar. Çfarë do përpjekje që u bënë unë ju garantoj ju se kam qëndruar në anën tuaj dhe tek po vija lexova mesazhin e një demokrati, i cili më falënderonte, më tha se; u tregove stoik për primaret dhe na nderove ne si demokratë.

Lexo edhe :  Bardhi kundër Bashës, hap “portën” për Berishën

Kjo është e vërteta, ishte si një praktikë e parë, një praktikë që u zhvillua në mënyrë të shkëlqyer, në të cilën ju treguar një shkallë të lartë politike, formimi politik, një vlerësim të madh për lirinë dhe sot ne shkojmë ballë hapur para të gjithë zgjedhësve, demokratë, socialistë, pa parti, me Skënder Gjucin, Bedri Hoxhën, Ismail Ukën dhe me çdo kandidate dhe kandidat në Shqipëri.

Ndaj dhe ju ftoj të bëjmë gjithçka, natën ditë, të derdhim djersë dhe të sakrifikojmë për të mbrojtur vlerat e kandidatëve tanë, për të promovuar kandidatët tanë, për të bërë gjithçka për fitoren e tyre.

Fitorja e tyre është fitore e lirisë, është fitore e gjithsecilit prej jush, është fitore e idealeve tuaja, e një Shqipërie që nuk pranon monizmin, e një Shqipërie që beson tek vetja dhe e ardhmja”, theksoi Berisha.

Të fundit

Tmerrohen banorët e Freskut në Tiranë, helikopteri u hedh një lëndë të paidentifikuar

Pasditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë, banorët e zonës janë alarmuar nga një ndodhi aspak e...

Berisha: Zhvillimi për çështjen “McGonigal”, detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se drafti që kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi sot për Kosovën është i hartuar në Serbi. Gjatë një interviste në...

VIDEO/ Benzema prezantohet në mënyrë spektakolare tek Al-Ittihad mes 60 mijë tifozëve

Pamjet e para të Karim Benzemas me fanellën e Al-Ittihad janë mbresëlënese. Sulmuesi francez u prezantua para tifozëve në fushë në “King Abdullah Sports...

Rubini më i madh dhe më i vlefshëm ndonjëherë shitet në ankand, ja sa kushtoi ai

Një rubin 55,22 karatësh është bërë guri më e madh dhe më i vlefshëm i këtij lloji që është shitur ndonjëherë në ankand, duke...

Analiza e VOA: Mike Pence sfidon Trump për të qenë kandidat i republikanëve

Këtë javë disa republikanë kanë shpallur kandidaturën për president në përpjekje për të penguar ish-Presidentin Donald Trump që të marrë emërimin e Partisë Republikane...

Lajme të tjera

Web TV