Putin përdor “sozinë” e tij në udhëtime? Videoja që po bëhet virale në rrjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një video është bërë virale në mediat sociale ruse, duke nxitur spekulimet se presidenti rus Vladimir Putin po përdor “sozi” në paraqitjet e tij publike: qoftë për arsye sigurie, apo për arsye shëndetësore. Videoja pretendon se Putini po tallet me bashkëqytetarët e tij, pasi po përdor sozi që i ngjajnë atij në udhëtimet që ai vetë nuk dëshiron të shkojë.

Për më tepër, me rastin e udhëtimit të tij të fundit në Mariupol, një nga banorët tha se nuk ishte presidenti rus që vizitoi qytetin ukrainas, por dikush shumë i ngjashëm me të.

“Vizita e presidentit rus në Mariupol gjatë fundjavës ishte simbolike dhe e rëndësishme pasi ai vizitoi territorin që ka rënë nën kontrollin e Moskës gjatë konflikteve të armatosura të vitit të kaluar”, thuhet në video, ndërsa në të njëjtën kohë lind pyetja: “Kush e vizitoi Mariupolin?”

Ekspertët kanë vënë re prej kohësh dallimet në mediat sociale të Putinit. Si një nishan i vogël në fytyrën e tij që zhduket dhe herë të tjera është në fytyrën e Putinit, apo qoftë përdorimi  i botox.

Që nga viti 1999, ka pasur thashetheme të shumta se Putini i është nënshtruar rregullisht operacioneve plastike.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, qarkullojnë informacione të pabazuara se gjithnjë e më shumë zëvendësues të Putinit i janë nënshtruar operacioneve plastike për t’u dukur si ai ndërsa shëndeti i tij vazhdon të përkeqësohet.

Putini thuhet se vuan nga kanceri dhe është në fazat e hershme të sëmundjes së Parkinsonit.

Të fundit

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Lajme të tjera

Web TV