test

Sunak pret në zyrë Ramën: I lumtur për progresin që kemi bërë me emigrimin e paligjshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeminstri Edi Rama është pritur nga homologu britanik Rishi Sunak në Downing Street. Sunak ka përmendur menjëherë çështjen e emigrantëve të paligjshëm duke thënë se ndihet i lumtur për progresin e bërë ndërsa i ka theksuar se ka dëshirë që të diskutojë për ekonominë dhe për sigurinë kibernetike.

“Është kënaqësi e madhe t’ju uroj mirëseardhjen në Mbretërinë e Bashkuar, në Doëning Street sot.

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qartazi kanë tashmë një partneritet të fortë dhe presim me padurim të thellojme këtë marrëdhënie me ju sot.

Por po kështu ka më shumë kjo marrëdhënia jonë për të folur, që është forcimi i bashkëpunimit tonë ekonomik, tregtisë, sigurisë, sidomos lufta kundër sulmeve armiqësore dhe kibernetike me të cilat është përballur Shqipëria.” – u shpreh Kryeministri britanik Sunak.

Në takim u vlerësua progresi i bërë në drejtim të luftës kundër migracionit të paligjshëm në respektim edhe të marrëveshjeve të përbashkëta të nënshkruara për këtë qëllim.

“Vitin e kaluar kemi nënshkruar një komunikatë për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe jam shumë i kënaqur me progresin e bërë në këtë drejtim.” – u shpreh Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar gjatë takimit.

Të fundit

Gara e Splitit në Kroaci/ Piloti shqiptar renditet në vendin e dytë

Piloti Gentjan Shaqiri arriti të marrë vendin e dytë me makinën e tij “Formula 3”, në Split të Kroacisë. Në...

“Minimumi jetik 200 euro, pensionet 100 euro”/ Dilaveri: Hendeku i thelluar

Eksperti i ekonomisë, Flobens Dilaveri, ka komentuar lidhur me pensionet dhe situatën në të cilën ndodhet shteti. Sipas Dilaverit, minimumi jetik është 200 euro, ndërsa...

Temperaturat e larta shkaktojnë viktimën e parë në Shqipëri

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat. Bëhet me dije se i moshuari është Abaz Metaj dhe nga verifikimet...

Ankesa për votim të paligjshëm në zgjedhjet amerikane

Ish Presidenti Donald Trump, i cili pritet të jetë kandidat i Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë, thotë se njerëzit po votojnë...

Biden lehtëson rrugën për shtetësi rreth 500.000 çifteve në amerikë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar të martën një prej përpjekjeve më të mëdha për t’ua lehtësuar rrugën drejt shtetësisë qindra mijëra migrantëve në...

Lajme të tjera

Web TV