Dosja e krimeve të Arkanit/ Publikohen dokumente për masakrat në Bosnjë dhe Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë në Serbi janë grumbulluar prova për krimet e kryera nga njësitet paramilitare në Ish-Jugosllavi. Dosja e krimeve përfshin aktivitetin e një prej figurave më të angazhuara në krimin e organizuar në Serbi. Bëhet fjalë për Zeljko Raznatoviç Arkan, i njohur si autori i masakrave në Bosnjë, Kroaci dhe në Kosovë.

Arkani njihet si drejtoi i Gardës Vullnetare Serbe, por njëherazi ishte dhe një nga drejtuesit e krimit të organizuar në ato vite në serbi. Me mbështetjen e Milosheviç ai arriti të organizojë reparte speciale të njohur me emrin “Tigrat” të cilët kryen krime në disa shtete. Është e provuar qartë se bandat e tij morën pjesë në gjenocidin e Srebrenidës, si dhe patën rol aktiv në masakrat mbi popullsinë civile në Kosovë.

Për herë të parë në Serbi, për krimet e paramilitarëve të Arkanit po flitet hapur dhe studiuesja Jovana Kolaviç ka prezantuar një dosje me shumicën e krimeve ku janë përfshirë forcat serbe.

aSipas studimit të Kolaviç, njësitë e Arkanit kishin rreth 4 mijë pjesëtarë, por deri më sot asnjë prej tyre nuk është dënuar për krimet. Qendra e rekrutimit të ushtarëve ishte në një nga rrugët kryesore të Beogradit. Pjesë e paramilitarëve u bënë njerëz që kishin problem me ligjin dhe ish-të dënuar për krime të rënda.

Studimi tregon se njësitë paramilitare u pajisën me armë dhe logjistikë ushtarake në vitet ‘90 nga qeveria e Milosheviçit. Veç armëve, atyre ju dha liçensë për kryer krime dhe operacione sabotazhi ku ushtria e rregullt nuk përfshihej.

Dosja e krimeve tregon se kjo milici ka përgjegjësi për vrasjet dhe përdhunimet e grave në Bosnjë. Për këto krime institucionet serbe u njoftuan në kohë, por nuk u mor asnjë masë për t’i ndalur.

Lexo edhe :  Plagosi bashkëshorten dhe më pas vrau veten, reagon gruaja e stilistit kosovar (FOTO)

 

Të fundit

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë...

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në...

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

Lajme të tjera

Web TV