Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla është shkarkuar sot nga detyra, pasi skandalit me tenderin për Ujësjellësin me vlerë mbi 322 milionë lekë të rinj.
Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, duke shkuar pas hekurave bashkë me 7 zyrtarët e tjerë të Bashkisë Bulqizë.
Por teksa sot, Alla mori sot lajmin e keq të shkarkimit, kthemi pas në kohë tek, “rruga me dy vija”.
Në nëntor të vitit 2021, Lefter Alla, inauguroi me krenari një rrugë të ndërtuar në një nga fshatrat e Bulqizës, Dragu, që kishte vetëm dy vija në formë betoni, pasi sipas tij, kaq ishin fondet.
Por teksa rrjeti e shfrytëzoi si një material të vyer për meme, Alla do t’i përgjigjej kritikëve asokohe, se siç e ka bërë këtë rrugë do të vijojë të bëjë edhe të tjera në shumë fshatra e zona të tjera të thella të Bulqizës, ndërsa i quante ata delirantë.
Një video që ka bërë xhiro në rrjetet sociale asokohe, është edhe ajo spikeres së Zjarr tv, e cila teksa lexonte kronikën për rrugën legjendare të Lefter Allës, do të shpërthente në të qeshura në mes të edicionit të lajmeve.
Ndërkaq, ish-kryebashkiaku socialist tashmë, ka të drejtë që ta ankimojë shkarkimin e tij brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese.