“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”/ Tornadot rrafshojnë qytetin në SHBA, 21 viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytezë e vogël është rrafshuar thuajse krejtësisht nga tornado që goditën mbrëmjen e së premtes Misisipin në SHBA.

Të paktën 21 janë viktimat e furisë së motit atje. Erërat e dhunshme shkulën çatitë e shtëpive si “të ishin prej kartoni” rrëfejnë banorët. Lagje të tëra u bënë rrafsh me tokën e mijëra vetë mbetën pa energji elektrike. “Kurrë në jetën time nuk kisha parë diçka të tillë”, than je prej tyre për CNN.

Shërbimi Kombëtar e Meteorologjisë pohoi se tornadoja që goditi qytetet e Silver City si dhe Rolling Fork, ka qene veçanërisht e egër. “Ky ishte një qytet i vogël i mrekullueshëm dhe tani është zhdukur,” tha plot keqardhje një zyrtar vendas. Forca e stuhisë ishte aq e madhe sa i bllokoi njerëzit në shtëpitë e tyre, duke nxitur përpjekje masive të kërkim-shpëtimit nga autoritetet vendase.

Ka pasur të paktën 11 raporte tornadosh në të gjithë Misisipin dhe Alabamën gjatë 24 orëve të fundit, sipas Qendrës së Parashikimit të Stuhive. Këto raporte përfshinin stuhitë që prekën Rolling Fork e Silver City. Shërbimi i Meteorologjisë njoftoi se rreziku ende nuk ka kaluar dhe se po e vëzhgojnë me kujdes situatën.

Të fundit

Puthi Georgia Melonin/ Basha “xhelozon” Ramën: Sillet si yjet e Hollywood-it

Veprimi i kryeministrit Edi Rama një ditë më parë në Molavi, ku i dha një përaqfim të zjarrtë kryeminsitries...

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

Mbrëmjen e sotme është arrestuar Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Rama ka reaguar menjëherë për arrestimin e zyrtares. “Një Sekretare e...

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar këtë të premte. Arrestimi është kryer me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe...

Ja cilat janë vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para

Pikturat e peizazhit shpesh kanë tre elementë kryesorë: terrenin malor, bollëkun e ujit dhe një shumëllojshmërinë e bimësisë. Ky është parë si peizazhi ideal si...

Pa këta tre elementë marrëdhënia juaj nuk do të “mbijetojë”

Ne të gjithë kemi nevoja të ndryshme në një marrëdhënie që janë shumë të rëndësishme për ne sa kontroll do të ushtrohet mbi ne,...

Lajme të tjera

Web TV