Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Plator Nesturi: Rithemelimi si një identitet pa emër në koalicionin me Metën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi më pak se dy muaj para zgjedhjeve lokale dhe në kampin opozitar “institucionet vendosën” që PD-ja zyrtare me logo dhe vulë të mbesë “Grupimit Basha” të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, i cili ka drejtimin ‘de jure’ të PD-së, por nuk gëzon mbështetjen e anëtarësisë dhe elektoratit. Nga ana tjetër “Grupimi Berisha” humbi të drejtën e përfaqësimit zyrtar nën logon e PD-së. Si i komentoni vendimet e KQZ-së dhe KAS-it?

Vendimi i KQZ dhe i KAS, ndonëse duken si patate të nxehta në duart e Komisionit qëndror të Zgjedhjeve për vetë gjendjen delicate në të cilën ndodhet partia e dytë më e rëndësihme në Shqipëri, gjithësesi ish i qepur juridikisht. Vetë avokatët dhe juristët e të dy palëve e dinin prej mëse një viti që do të konkludohej me këtë gjykim, ndaj dhe e vetmja rrugë që ndoqi Rithemelimi, ish ajo e impnumit nëpërmjet trysnisë politike. Kjo mënyrë, pra e trysnimit, u bë e tillë që dhe nëse nuk arrinin dot të impononin gjykatën dhe KQZ për të rrëmbyer logon dhe vulën e PD, së paku ta përdornin politikisht e për të akuzuar maxghorancën se ish ajo që kish ndërhyrë në krizën që ndodh në PD dhe që përdor gjykatën në favor të grupimit tjetër. Ky lloj viktimizimi, nuk është se ska zënë vend në shtresa të opinionit publik, kjo vecse e parë jo në kuptimin ligjor, por vetëm mbi idenë e krijuar se rreth Rithemelimit është shumica e anëtarësisë së ish PD. Gjithësesi, ngjarjet vijojnë të percipitojnë me shpejtësi dhe çështja e vendimit se kush ka të drejtën e vulës e të simboleve të PD, do të zëendësohet me të tjera pyetje që do të ngrihen nga oponioni publik obi gjithë çka ndodhur. Së pari, si ka mundësi që një parti politike e fraksionuar dhe e ndarë në disa pjesë, nuk arrin dot që prej mëse një viti e gjysëm të mos arrijë të krijojë një shtrat logjik për të komunikuar, për të sheshuar problemet e për të zgjidhur probelmet Brenda vetes së saj? Si ka mundësi që pas një viti krekosje e akuzash ndaj bjëri tjetrit, çështja t’i lihet në dorë gjykatës për ta zgjidhur, kur dihet se në fund të ditës vendimi juridik do lë me gisht në gojë njërën prej palëve? Gjykata nuk është pajtuese por vendos të drejtën mbi bazën e letrave dhe dokumenteve. Dhe në fund, pas gjithë kësaj çfarë ndodhi, kë do të gjykojë opinioni publik si shkaktarin e përçarjes së PD-së, vallë Alibeajn apo Berishën për të cilin kush nuk është në të njëjtën linjë interesi me të, është tradhëtar? Të gjitha këto do të jenë përpara një vendimi të ri, jo më nga gjykatat por nga opinion public që do të gjykojë me një mendje më të ftohtë, pas batareve të akuzave dhe viktimizimit njëvjeçar të Berishës.

Kryetari ‘de jure” Alibeaj pasi zyrtarizoi logon dhe vulën ka bërë thirrje për bashkim. A mund të ndodhë që kandidatët e primareve të përfaqësohen nga kjo PD e Alibeajt, apo do të vijojnë të jenë nën koalicionin “Bashkë Fitojmë”, nën drejtimin zyrtar të Ilir Metës?

Zhvillimet brenda gjirit të anëtarësisë së ish PD-së, meqë sot e e kmi të ndarë në dy kampe, do të vijojnë të jenë të papritura dhe jo thjesht për efekt elektoral për zgjedhjet e 14 majit. A ka të drejtë Alibeaj ta bëjë këtë propozim për bashkimin e kanddatëve të primareve? Në logjikë politike ka sens. Së pari se është një dorë e shtrirë për tu afruar dhe së dyti, ata kandifatë që kanë konkuruar në primare për garën e kandidimit, e kanë zhvilluar këtë konkurim me siglën e PD-së dhe me idenë se do të konkuronin në zgjedhje me këtë logo e flamur. Ata kanë konkuruar për të përfaqësuar PD-në dhe se kërkonin mbështetjen e elektoratit të saj. Nuk janë pra kandidatë që kanë konkuruar në emër të ndonjë koalicioni ku PD as nuk figuron as si simbol e madje pa shenjë. Për të qenë fitues e përfaqësues, nuk i kanë marrë votat si të tillë nga anëtarësia e bashkësisë së partive të koalicionit, por nga anëtarë të ish PD-së. në këto kushte nuk do të ish aspak çudi që kandidatë të ndryshëm ti bashkohen ftesës së Alibeajt pasi aty përfaqësojnë vërtet logon e ngjyrat e PD. Por dhe vetë elektorali i tyre i ka më lehtë për ti identifikuar sesa kur mbeteb të fshehur në lista të një koalicioni që më tepër duket si barkë shpëtimi sesa si luftanije lufte.

Lexo edhe :  4 Dhjetor 1912/ Dita e Ushtrisë, kemi gjeneralë por nuk kemi mjete dhe ushtarë

Ndërsa opozita shkon e përçarë në zgjedhje, kryeministri Edi Rama duket se e ka marrë fare lehtësisht çështjen e zgjedhjeve lokale, duke konfirmuar për të rikandiduar 45 kryebashkiakë nga 61 në total. Përse kjo lëvizje e Ramës, a kemi të bëjmë me faktin që me kryebashkiakët e konfirmuar, Rama po synon që të ruajë boshtin e “të fuqishmëve lokalë”, pavarësisht sesi kanë qeverisur, apo duke parë përçarjen e opozitës i konsideron zgjedhjet si të “fituara apriori” ende pa u numëruar votat?

Në përzgjedhjen e kandidatëve luajnë rol disa faktorë, aq më shumë me situatat aktuale në të cilën ndodhet politika e vendit. Në shumë raste është dhe performanca e treguar e kryebashkiakëve aktualë që rikandidojnë, dhe në këtë rast kur vlerësohet e suksesshme dhe zë vend dhe opinionin publik, si në rastin e shumë bashkive të mëdha të vendit, atëherë kjo ecuri nuk ka nevojë të ndërpritet me eksperimente të reja. Faktori i dytë është dhe ai elektoral, ku personazhe politikë lokalë kanë peshë e influencë tek zgjedhësit e tyre dhe si të tillë garantojnë suksesin në zgjedhje, aq më shumë kur pesha e viteve në pushtet nis dhe të ndihet. Kjo gjë, e ndërthurur dhe me situatën që soit po kalon opozita e cila është e përçarë, bën që PS ti përdorë më me efikasitet burimet e saj njerëzore. Së treti janë prurjet e reja, të cilët, për vetë veçantinë e zgjedhjeve lokale, duhet jo thjesht të jenë njerëz politikë, por dhe të spikatur në fushat e tyre dhe me tipare administrative të mira për të luajtur me ide në fovor të interesave të komunitetit për të cilët do të përfaqësojnë.

Cilët mendoni se janë disa nga bashkitë kryesore në vend ku PS mund të çedojë dhe opozita të befasojë duke marrë drejtimin e pushtetit lokal?

E vështirë të parashikohet. Aq i madh është dallimi midis dy palëve, dhe maxhoranca në këto zgjedhje është aq e avantazhuar si rezultat dhe i dobësisë dhe përçarjes së opozitës, saqë është e vështirë të parashikosh se ku mund të befasojë minoranca për të fituar. Opozita i luajti të gjitha gurët jo për të bashkuar, por për të mbetur e përçarë, dhe rezultati final shihet se do të mbyllet me një diferencë të thellë. Madje aq të thellë sa mund të shtrohet pyetja: a ka marrë pjesë në zgjedhje opozita? Jemi herët për të parë dhe si do të luhet nga ana e opozitës në fushatë, por gjithsesi duket se vetëm kandidatë të spikatur të saj a që kanë reputacion në komunitete të veçanta, mund të jenë kundërshtarë për tu respektuar. Me një intuitë të thjeshtë, dhe nga kandidaturat e përcaktuara, do të ndjek me interes garën që do të zhvillohet për bashkitë e Durrësit, Shkodrës dhe të Elbasanit.

Deri më tani perceptimi është se PS do të fitojë pjesën më të madhe të bashkive në vend, ndërsa Berisha, Meta dhe dy partitë e tjera aleate do dalin “të dytët” për nga numri i votave ndërsa PD e Alibeajt rrezikon të përsërisë rezultatin e dobët si ato në zgjedhjet e pjeshme lokale të 6 marsit 2022. Nëse është ky konfigurim edhe pas 14 majit çfarë pritet të ndodhë në kampin opozitar?

Ju vendosni të dytët në renditje si parashikim Berishën, Metën dhe dy partitë e tjera të koalicionit të ngritur prej tyre. Por në fakt Berisha nuk do të rezultojë askund legalisht në këtë fushatë zgjedhore. Nëse do të dalë në tribuna elektorale do të jetë ndihmës fushate e Metës. Ndaj dhe renditja që përmendni, që Meta të shndërrohet i dyti, duhet që ta bëjnë të tillë vota demokratësh apo mbështetës të Berishës. Sa do të ngjisë kjo që demokratët të ngrenë në podium Metën si lideri me rezultatin e dytë zgjedhor, kjo mbetet për tu parë. Në gjykimin tim realitet janë të tjera, dhe se Berisha gaboi strategjikisht kur e futi Rithemelimin si një identitet pa emër në koalicionin me Metën. Ndërkohë, e parë në një kontekst më të përgjithshëm, askush nuk do të jetë i dytë në këto zgjedhje. Gjithkush do të jetë humbës përballë fituesit që garon i vetëm kundër të gjithëve.

Të fundit

Dyfish më të larta çmimet në Shqipëri sesa Itali!/ Blogerët nxjerrin listën me produkte

Diferenca e çmimeve të produkteve të njëjta të ambalazhuara në Itali dhe në Shqipëri është tepër e dukshme. Nëse në Shqipëri...

Historia e maces që udhëtoi 1300 km për t’u kthyer në shtëpi

Benny dhe Susanne Anguiano janë një çift nga Salinas, Kaliforni, të cilët së fundmi u bënë protagonistë pa dashje të një historie epike... falë...

Veliaj, medalje mirënjohjeje për kampionët e boksit/ Krenar për sukseset tuaja!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nderoi me medalje mirënjohjeje dy kampionët e rinj në boks, pjesë e Sport Klub Tiranës: Esmeralda Novruzaj,...

Arratisja e presidentit sirian/Trump: Rusia s’ishte e interesuar ta mbronte, u braktis

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka thënë të dielën se Rusia nuk ishte e interesuar të mbronte presidentin sirian, Bashar al-Assad, duke...

Dita e Rinisë/ Meta nga qelia: Demokracia dhe pluralizmi politik po vuajnë nga pushteti

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga burgu lidhur ne 8 Dhjetorin, Ditë Kombëtare të Rinisë. Meta shprehet besimplotë...

Lajme të tjera

Web TV