Anglia siguroi fitoren e dytë radhazi në eliminatoret e Euro 2024 pas asaj 1-2 përballë Italisë në Napoli. Ndërkohë që festuan edhe Islanda dhe Sllovenia.
Skuadra e Gareth Southgate mposhti 2-0 Ukrainën në mitikun “Wembley”, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve të plota në grupin C.
Golat e fitores u realizuan në pjesën e parë. I pari nga Harry Kane (37’) pas krosimit të Bukayo Saka. Kapiteni gjeti golin numër 55 me kombëtaren e “Tre Luanëve”.