“Mos bëni tatuazhe…”/ Mjeku ngre alarmin: Rrezikoni sëmundje si Hiv Aids e hepatiti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku toksikolog Andrin Tahiri tha në një intervistë për “Good morning Albanians” se nëse tatuazhet nuk bëhen në kushte higjiene rrezikohen sëmundje të rënda. Ndër to ai përmendi Hiv Aids dhe hepatitin.

Tahiri theksoi gjithashtu se nuk duhen bërë tatuazhe mbi nishane, ndërsa solli në vëmendje se ata që duan të mbulojnë plagët nga operacionet duhet që të presin minimalisht 3 vite për të bërë një tatuazh mbi shenjë.

Tatuatori Olsi Sejdi nga ana tjetër tha se në Shqipëri tatuazhet trajtohen kryesisht si estetikë dhe nuk bëhen kontrolle sanitare për të garantuar sigurinë e procesit.

Tatuazhet janë një fiksim për shumë njerëz në mbarë botën, sikurse nga ana tjetër ka persona që janë skeptikë, kundër tyre ose nuk i pranojnë që t’i kenë në trup. Ka mjek që po ashtu kanë evidentuar problemet shëndetësore që mund të vijnë nga tatuazhet. Nga ana tjetër ka edhe fe që nuk i pranojnë tatuazhet sikurse është feja islame që i konsideron si “haram”.

Në një shkrim të publikuar së fundmi në “The Sun” thuhet se shkencëtarët shpjeguan se si trupi ynë reagon ndaj bojës së tatuazheve – dhe kur një infeksion i shkaktuar nga tatuazhet mund të jetë edhe vdekjeprurës. Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ju bëni tatuazh? Sipas tyre kur një gjilpërë tatuazhi vulos një model në lëkurën tuaj, trupi e konsideron atë si një sulm.

 

Të fundit

Parku i Drilonit nën petkun e dëborës, Rama ndan pamjet: Si i dalë nga ndonjë përrallë

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit. Kryeministri Edi Rama ndau...

Koha: Një iluzion apo realitet?

Koha ndihet kaq e saktë sa që rrallë herë e vëmë në dyshim ekzistencën e saj. Orët ecin, ne ndiejmë që kalojnë dhe lidhim...

Shpopullimi masiv, habit deputetja e PS: Shqiptarët po ikin për t’u shkolluar

Teksa me qindra mijëra shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë 10 viteve të fundit, duket se në Partinë Socialiste e shohin si një fenomen...

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh Kryesinë e PS për takimet me diasporën

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste, në orën 09:00 të kësaj të hëne. Fokus i mbledhjes do të jetë takimet që...

Moti i keq/ Si paraqitet situata në qarkun Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike

Vazhdon moti i keq në qarkun e Shkodrës. Vijojnë erërat e forta. Ndërkohë fshatrat Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi kane...

Lajme të tjera

Web TV