Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka shprehur ngushëllime famijes së të ndjerit, i cili mbeti i vrarë gjatë sulmit drejt objektit të “Top Channel”-it.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se mbështet agjencitë ligjzbatuese për zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarjeje.
“Sot jemi të gjithë solidarë me ‘Top Channel’, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë.
Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen sa më parë të ngjarjes”, shkruan Veliaj në “Facebook”.