Vrasje në rrethana cilësuese/Mbi 25 plumba janë derdhur në selinë qendrore të Top Channel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orën 12.40 minuta, selia qendrore e Top Channel në Mëzez u qëllua nga persona të armatosur me kallashnikovë. Një nga rojet mbeti i vdekur në vend, ndërsa nuk ka ende një pistë për këtë ngjarje të rëndë ku sulmohet një media.

Pal Kola, 60 vjeç, punonjësi i Top Medias me detyrë roje sigurie humbi jetën nga sulmi i armatosur i kryer dhe i urdhëruar nga persona ende të paidentifikuar. Kola, baba i tre fëmijëve , i punësuar prej gjashtë muajsh pranë Top Channel gjendej në detyrë ashtu si dhe një pjesë e stafit që angazhohet si turni i tretë dhe të cilëve po ashtu ju rrezikua jeta.

Policia deklaron se vrasësit udhëtuan me shpejtësi me mjetin “Range Rover” në ngjyrë të zezë dhe në ecje e sipër zbrazën një karikator arme Ak – 47. Njëri nga plumbat goditi për vdekje punonjësin Pal Kola, jeta e të cilit fatkeqësisht ishte e pamundur të shpëtohej. Ndërsa plumbat e  tjerë të zbrazur ndaj godinës së Top Channel dëmtuan fasadën kryesore dhe rrezikuan jetën e punonjësve që konsiderohen nga hetuesit si dëshmitarë dhe për këtë arsye janë marrë në pyetje. Gjatë kqyrjes së ambientit të jashtëm dhe të brendshëm policia sekuestroi  gëzhoja të shumta edhe në brendësi të zyrave.

Ndërkohë që deklarohet se hetimi do të referohet për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese në dëm të Pal Kolës dhe duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve. Menjëherë pas atentatit mafioz dhe terrorist, autorët u larguan nga Tirana sipas një plani të organizuar ku dyshohet se ishte përpiluar me hollësi ora e mesnatës, dita dhe fakti që në fundjavë nuk ka shumë patrulla policie. Autorët e kanë djegur makinën e krimit në afërsi të Kavajës në vendin e quajtur Përroi i Agait, duke lënë brenda mjetit dy kallashnikovët e përdorur, që janë përcjellë për ekaziminime të mëtejshme në Policinë Shkencore së bashku me një pjesë të targës po ashtu të vjedhur.

Lexo edhe :  “Gangsterat rrinë me shkopa bejsbolli”, vijon përplasja Salianji-Gogu: Ju merrni armët...

Nga kqyrjet e kamerave të sigurisë grupi i hetimit shpreson se do të zbërthejë itenerarin e automjetit me të cilin udhëtuan vrasësit përpara se të qëllonin ndaj Top Channel.

Shenjat e plumbave në godinë nuk janë gjurmë plumbash të zakonshëm, të atyre krimeve që raportohen përditë. Këto janë gjurmë plumbash ndaj fjalës së lirë. 25 plumba kallashnikovi u zbrazën ndaj një mediaje, në vitin 2023.

Të fundit

Pak orë para “Prime”, Egla dhe Juli debatojnë ashpër: S’jam si puna jote që vetëm…

Pak orë para “Prime”, në shtëpinë e “Big Brother Vip” janë ndezur sërish debatet. Teksa ndodheshin në oborrin e...

Fluturime direkte me Amsterdamin/ Transavia nis bashkëpunimin me aeroportin e Tiranës

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë direkt drejt Amsterdamit, falë fillimit të operimit të linjës ajore të mirënjohur Transavia. Me ketë rast, sot në pistën...

Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamente ditore/ A i rriti turizmi qiratë?

Çmimet e apartamenteve me qira kanë regjistruar rritje të konsiderueshme, sidomos gjatë vitit të kaluar. Referuar Indeksit të Çmimeve të Konsumit të INSTAT, Gushti i...

Si të shmangësh shpërqëndrimet dhe të kryesh gjithë detyrat e ditës në kohë rekord

Sa herë të ka ndodhur të mbetesh mbrapa me punët e tua e t’i shtysh për kushedi sa ditë, vetëm se je shpërqëndruar? Psikologët...

A kanë bërë s*ks në ‘BBV3’? Ilnisa zbulon të vërtetën

Ilnisa Agolli, e cila është eliminuar prej lojës së ‘BBV3’, krijoi një romancë dashurie brenda shtëpisë me Meriton Mjekiqin, i cili është ende pjesë...

Lajme të tjera

Web TV