29 Mars 1973/ SHBA-ja tërhiqet nga Vietnami, 58.000 ushtarë mbetën të vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me operacionin “Frequent Wind”, Shtetet e Bashkuara nisën evakuimin e qytetarëve amerikanë nga Saigoni. Në këtë mënyrë mori fund përfshirja e SHBA-ve në luftën e Vietnamit…

…Dy muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes mbi Vietnamin, trupat e fundit luftarake amerikane largohen nga Vietnami i Jugut,  pasi Hanoi i liroi të burgosurit e tjerë amerikanë të luftës, që mbaheshin në Vietnamin e Veriut. Kështu, ndërhyrja e drejtpërdrejtë 8-vjeçare e Amerikës në Luftën e Vietnamit mori fund pa lavdi.

Dy Vietnamet

Në Saigon, rreth 7.000 punonjës civilë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA, qëndruan edhe për disa kohë për të ndihmuar Vietnamin e Jugut në zhvillimin e asaj që dukej të ishte një luftë e ashpër dhe e vazhdueshme me Vietnamin e Veriut komunist. Në vitin 1961, pas 2 dekadave të ndihmës ushtarake indirekte, presidenti amerikan Xhon F.Kenedi, dërgoi forcën e parë të madhe të personelit ushtarak amerikan në Vietnam, për të forcuar regjimin e paefektshëm autokratik të Vietnamit të Jugut kundër Veriut komunist.

Tre vjet më vonë, me rënien e qeverisë së Vietnamit të Jugut, presidenti Lindon B.Xhonson urdhëroi bombardime të kufizuara mbi Vietnamin e Veriut, dhe Kongresi autorizoi dërgimin e trupave amerikane. Në vitin 1965, trupat komuniste të Vietnamit të Veriut i lanë presidenti Xhonson dy zgjedhje: të përshkallëzonte përfshirjen e SHBA-së ose të tërhiqej. Xhonson zgjodhi opsionin e parë, duke dërguar në luftë më shumë se 300.000 trupa, ndërsa forcat ajrore amerikane nisën fushatën më të madhe të bombardimeve në histori.

Bisedimet e paqes

Gjatë viteve që pasuan, numri i madh i viktimave në radhët e trupave amerikane dhe ekspozimi i përfshirjes së tyre në krimet e luftës, si për shembull masakra në My Lai, i ktheu shumë amerikanë kundër përfshirjes së Shtetet e Bashkuara në Luftën e Vietnamit.

Ofensiva komunistëve vietnamezë në vitin 1968, shkatërroi shpresat amerikane për një përfundim të afërt të konfliktit, dhe e elektrizoi kundërshtimin e amerikanëve ndaj luftës. Në kundërpërgjigje, Xhonson njoftoi në marsin e vitit 1968, se nuk do të kërkonte rizgjedhjen në detyrë, për shkak të përgjegjësisë që ndjente në krijimin e një ndarjeje të rrezikshme kombëtare mbi Vietnamin. Ai autorizoi ndërkohë fillimin e bisedimeve të paqes.

Lexo edhe :  Histori/ Masakra e Fosse Ardeatine, hakmarrja e nazistëve ndaj italianëve

Protestat në Amerikë

Në pranverën e vitit 1969, ndërsa protestat kundër luftës u përshkallëzuan, trupat amerikane në Vietnam mbërritën kulmin në gati 550.000 burra. Presidenti i ri i SHBA, Riçard Nikson filloi tërheqjen e trupave amerikane, por në të njëjtën kohë përshkallëzoi bombardimet.

Tërheqjet e mëdha të trupave amerikane, vazhduan në fillim të viteve 1970, ndërsa presidenti Nixon zgjeroi operacionet ajrore dhe tokësore në Kamboxhia dhe Laosi, në përpjekje për t’i bllokuar vietnamezo-veriorëve rrugët e furnizimit.

Më në fund në janarin e vitit 1973, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Vietnamit të Veriut dhe atyre të Jugut, nënshkruan një marrëveshje paqeje në Paris, duke i dhënë fund përfshirjes së drejtpërdrejtë ushtarake amerikane në Luftën e Vietnamit. Dispozitat e saj kryesore përfshinin një armëpushim në të gjithë Vietnamin, tërheqjen e forcave amerikane, lirimin e të burgosurve të luftës dhe ribashkimin e Vietnamit të Veriut dhe Jugut nëpërmjet mjeteve paqësore.

Ditët e fundit

Megjithatë, në realitet marrëveshja ishte pak më shumë se sa një gjest i qeverisë amerikane për të shpëtuar fytyrën. Edhe përpara se trupat e fundit amerikane të largoheshin nga vendi më 29 mars, komunistët e shkelën armëpushimin dhe në fillim të vitit 1974, nisi një luftë në shkallë të gjerë.

Më 30 prill 1975, Saigoni u pushtua plotësisht në kohën kur helikopteri i fundit amerikan transportonte personelin e ambasadës amerikane nga kryeqyteti vietnamez. Saigoni ra nën kontrollin e forcave komuniste. Vietnami Jugor dhe Vietnami Verior në mënyrë zyrtare u bashkuan në vitin 1976.

Lufta e Vietnamit, ishte lufta më e gjatë dhe më e papëlqyeshme në historinë e SHBA, dhe i kushtoi jetën mbi 58.000 ushtarëve amerikanë. Ndërkohë u vranë deri në 2 milionë ushtarë dhe civilë vietnamezë.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Lajme të tjera

Web TV