“Kush na pengoi”/Alibeaj zbulon arsyen pse nuk dolën me 61 kandidatë për kryetarë bashkie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj tha se kandidatët e ‘Foltores’ e kishin sipas tij derën e hapur të kandidonin në 14 maj nën siglën e PD zyrtare që njohu KQZ, por theksoi se janë penguar me forma të ndryshme ta bëjnë këtë.

“Vazhdoj ti mbetem mendimit dhe qëndrimit se duhet te kishim 61 përfaqesues në bashkite për zgjedhjet lokale. Por sterzgjatja e procesit gjyqësor per PD, vendimi I KQZ dhe çuarja në limite kohore na kushtëzoi në këtë proces.

Pertej faktit qe deri ne momentin e fundit, dora jone ka qene e shtrire për ata kandidate te foltores qe kane dashur dhe janë penguar ne forma te ndryshme te kandidojnë në  siglën e PD.

Është e qartë për ju të gjithë se një pjesë e deputetëve dhe kryesisë kanë  qenë të ndarë lidhur me vendimin tu prezantuar me kandidate ne zgjedhje. Kjo është e bukura dhe e veçanta e rrallë e një force polititke në Shqiperi.

Diskutimet ne forume dhe respektimi i vendimit te shumicës. Uroj të jemi shembull për çdo formacion politik qe organizon votime ku rezultati dihet para se të nisë procesi apo preferenca kryetarësh që shiten si proces përzgjedhjeje. Jam po kaq i sigurt se në rast se Kryesia do të kishte votuar kunder këtij propozimi do ta kisha respektuar”-tha Alibeaj.

Të fundit

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Në një kohë dhe epokë ku gjithçka po shkon drejt digjitalizimit, studuesit kanë vendosur të kuptojnë si ndikon leximi...

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të 2024. Vendimi “Për miratimin e...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

Lajme të tjera

Web TV