Sulmi ndaj “Top Channel”/ Analisti: U kalua vija e kuqe!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për analistin Enton Abilekaj, goditja me armë e ndërtesës së televizionit “Top Channel”, ku mbeti i vrarë një roje 61-vjeçar, është një ngjarje shumë e rëndë, sepse është kaluar vija e kuqe në sjelljen ndaj mediave. Abilekaj tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se nëse qeveria që do që të garantojë një vend normal, me media normale dhe me informim të drejtë, gjetja e autorëve të kësaj ngjarjeje është prioriteti i vetëm.

“Ajo që kam konstatuar unë, nga bisedat me kolegët që punojnë aty, është frika dhe paniku që kanë. Kjo e bën këtë ngjarje shumë të rëndë. Sepse flasim për goditjen e një institucioni mediatik, televizioni kombëtar, një nga mediat më të rëndësishme, që goditet me armë, duke kaluar vijën e kuqe të të gjitha kohërave në sjelljen ndaj mediave.

Ajo që ndodhi më 3 mars 1997 ndodhi sapo u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe një luftë e hapur mes qeverisë dhe medias dhe forcat paramilitare të presidentit të kohës, Berisha, që erdhën aty dhe dogjën redaksinë. Pra ky kufi ka qenë i shenjtë dhe kjo ngjarje është alarm i madh për lirinë e medias, për jetën e çdo gazetari në Shqipëri, që sot ndihen të ekspozuar ndaj çdo faktori kriminal. Pra kjo është një ngjarje shumë e rëndë.

Nëse ka vërtetë një qeveri që do që të garantojë një vend normal, me media normale, me informim të drejtë, gjetja e autorëve të kësaj ngjarjeje është prioriteti i vetëm. Ne kemi patur disa raste kur gazetarët janë goditur në krye të detyrës dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj autorëve”-deklaroi Abilekaj.

 

Të fundit

Plagosi policin në krye të detyrës, arrestohet autori 42 vjeçar

Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme. Në vijim të...

Zelensky viziton memorialin e 11 shtatorit të Pentagonit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është duke qëndruar në SHBA, ku do të takohet edhe me presidentin amerikan, Joe Biden, por pas senatit ai...

Tha “Bismilah” para se të hante copën e derrit, 2 vjet burg për yllin e Tik Tok-ut

Një grua në Indonezi është burgosur për dy vjet pasi tha një lutje islame para se të hante mish derri, moment që e publikoi...

Messi flet mbi largimin nga PSG: “I vetmi argjentinas që nuk mori mirënjohje nga klubi”

Lionel Messi u largua këtë merkato nga Paris Saint-Germain me destinacion Amerikën aty ku tashmë aktivizohet me skuadrën e Inter Miamit. Historia e sulmuesit...

Republikanët kundërshtojnë paketën e ndihmës prej 24 miliardë dollarësh për Ukrainën

Gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky takoi kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy. McCarthy është kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të...

Lajme të tjera

Web TV