Vdekja e kenianes/ Mamaja: Askush nuk më ka informuar për ecurinë e hetimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua drejtësi për Joy-n,”-kjo është thirrja që përsërit e ëma e të ndjerës Joy Abongo, Ruth. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Pa Gjurmë”, Ruth Abongo tregon se ndonëse kanë kaluar rreth 3 muaj nga momenti kur e bija Joy Aoko ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë për jetën, nuk ka marrë asnjë informacion nga autoritetet shqiptare mbi ecurinë e hetimeve. E vetmja gjë që i është thënë, është se “policia po vepron”, por nuk ka mësuar asgjë tjetër se çfarë po ndodh lidhur me ngjarjen. Po ashtu, ajo shtoi se nuk është kontaktuar as nga menaxherët e kazinosë lidhur me vdekjen e të bijës që ndërroi jetë kur u dërgua në Kenia.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Gazetari: Çkemi Ruth?!
Ruth Abongo: Çkemi?!
Gazetari: Si je?
Ruth Abongo: Jam mirë!
Gazetari: Si është e gjithë familja pas vdekjes së Joy-t? E keni marrë veten?
Ruth Abongo: Po, jemi më mirë!
Gazetari: Më vjen mirë që e dëgjoj. Të telefonova sepse është e rëndësishme për investigimin. Pas vdekjes së Joy-t a ke folur në telefon me shoqet e saj, Joy Brenda ose Emily-n?
Ruth Abongo: Nuk kam folur kurrë me Emily-n, nuk më ka kontaktuar, Joy Brenda më shprehu ngushëllimet, më telefonoi kur Joy vdiq
Gazetari: Pas vdekjes së Joy-t ke marrë telefonata nga Shqipëria, apo jo?
Ruth Abongo: Jo!
Gazetari: Lidhur me investigimet, asnjë telefonatë?
Ruth Abongo: Jo, nuk më kanë telefonuar kurrë!
Gazetari: Po ambsadorët kenianë që erdhën të vizituan në spital?
Ruth Abongo: Nuk kam folur me ta
Gazetari: Çfarë mendon, do vazhdosh të luftosh dhe të vazhdosh betejën për drejtësi për vajzën tënde?
Ruth Abongo: Unë dua drejtësi për Joy-n!
Gazetari: Do që të mësosh kush e bëri këtë?
Ruth Abongo: Po
Gazetari: Në lidhje me çfarë ndodhi, ke mësuar ndonjë gjë të re?
Ruth Abongo: Më kanë thënë që policia po vepron…
Gazetari: A të kanë kontaktuar menaxherët e kazinosë?
Ruth Abongo: Jo!
Gazetari: Ke një mesazh për institucionet, për njerëzit, për këdo që ka informacion për këtë çështje?
Ruth Abongo: Jo, asgjë! Vetëm kam folur me avokatin e Joy-t
Gazetari: Çfarë ju ka thënë
Ruth Abongo: “Kur të jem gati do jua dërgoj”…

Lexo edhe :  Moti bën kthesën e papritur për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Joy Aoko ndërroi jetë në Kenia, ku u transportua në gjendje kome, disa muaj pasi ndodhej e shtruar tek Trauma. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte. Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s’ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen.

Të fundit

A mund të rritet mëlçia në nyjet limfatike? Sfida e re e një startup-i

Përdorimi i nyjeve limfatike të pacientëve të gjallë si bioreaktorë të vegjël, pra mjedise në të cilat rriten sa...

Skandal në ‘Për’puthen’/ Buçi-Erikës: Për kokë të çunave po të them, o vari*****

Buçi, konkurrent i formatit ‘Për’puthen’ është çmendur nga kërcimi që Erika i ka bërë Muratit në emision. Kjo pasi Buçi është shoqëruar disa herë me...

Irani gati të sulmojë Izraelin, tension i lartë në Lindjen e Mesme

Një goditje nga Irani ndaj Izraelit është një kërcënim “real dhe i besueshëm”. Deklarata vjen nga Shtëpia e Bardhë teksa frika për një sulm të afërt...

Lufta në Ukrainë/ 399 zona banimi pa energji elektrike pas sulmeve ruse

Në Ukrainë, 399 zona banimi mbetën pa energji elektrike pas sulmveve më të fundit ruse. Kjo u njoftua nga kompania shtetërore Ukrenergo, duke shpjeguar...

“Nuk mbaj mend të ketë qenë ndonjë kërcimtar…”, Iliri Shaqiri nuk kursehet për Albi Nakon

Koreografi Ilir Shaqiri ishte i ftuar sot në “Cherry on Top” me Bora Zemanin, pas një shkëputje të shkurtër nga ekrani. Mes të tjerash, Ilir...

Lajme të tjera

Web TV