PD nuk ka dështuar të vendosë kandidatë, ka dështuar të ketë një qëndrim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje për të demonizuar atë që e quajnë “paaftësi” të Partisë Demokratike zyrtare për të mos kandiduar në 61 bashki. Në fakt, ata që e thonë këtë nuk është se janë të dëshpëruar. Janë dukshëm të gëzuar, po aq sa Berisha.

Por e vërteta është se të gjithë ata që po e përdorin këtë si një argument kundër Partisë Demokratike, janë duke gënjyer për atë që ka ndodhur në Partinë Demokratike.

Qëndrimi i parë zyrtar i Partisë Demokratike ishte që të mbështesnin kandidatët e Foltores me kusht që ata të garonin nën logon e PD dhe jo të Ilir Metës. Me këtë thirrje u konsumua gjithë koha e përgatitjes për fushatë me kandidatët e tyre, deri një javë para afatit.

Kur Berisha refuzoi dhe pranoi t’i fusë të gjithë nën bodrumet e Ilir Metës, Partia Demokratike vendosi të hyjë në garë pa ata. Dhe këtu pati tre qëndrime, të cilat duhet të konkretizoheshin brenda një jave.

Qëndrimi i Partisë Demokratike që duhet të kandidojë në 61 bashki me kandidatë të saj ka qenë i kryetarit Enkelejd Alibeaj. Për mua është politikisht vendimi më i pjekur dhe më politik që i jep identitet Partisë Demokratike.

Grupi më i madh i drejtuesve të PD, duke qenë skeptikë për kohën dhe mundësitë në pritje të kandidatëve të Primareve, sugjeruan garë vetëm me Këshilla Bashkiakë. Dhe kjo ishte një betejë deri në minutat e fundit para zgjedhjeve.

Grupi i tretë, që në fakt më shumë shikojnë se çfarë ndodh, se sa bëjnë diçka, i refuzoi të dy opsionet dhe po përpiqet të marrë merita si grup që po tërheq kandidatët nga gara.

Pra Partia Demokratike nuk është se ishte e paaftë të nxirrte 61 kandidatë.

Në çdo bashki të Shqipërisë kanë qenë më shumë se dy apo tri kandidatë që donin të garonin për të.

Në pjesën më të madhe të lidershipit të saj Partia Demokratike nuk ishte e bindur se duhet të garonte. 19 kandidatët në fakt janë thjesht një listë e Enkelejd Alibeaj, i cili i qëndroi besnik vendimit të tij dhe u la hapësirë dhe opsionit të shumicës për të mos kandiduar.

Pra në qëndrimin e PD nuk ka një vendim unik, por kanë hyrë në zgjedhje me të dyja opsionet që kanë vendosur vetë, se ku do kandidojnë dhe ku nuk do të kandidojnë. Ka pasur debate konkrete për zona të lira për kandidatët e Primareve.

Lexo edhe :  Dafina Zeqiri i uron vetes ditëlindjen, ja sa vite feston sot këngëtarja

Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku dhe të tjerë ishin partizanë të garës vetëm për Këshilla Bashkiakë dhe ata në në një farë mënyre kanë fituar me opsionin e tyre në shumicën e bashkive, dhe natyrisht do të jenë përgjegjës për rezultatin në ato bashki.

Alibeaj do të jetë nga ana e tij përgjegjës për garat ku është vendosur dhe kandidati për kryetar.

Pra PD nuk ka dështuar të vendosë kandidatë, PD ka dështuar të ketë një qëndrim unik për këtë çështje dhe ka hyrë në zgjedhje me dy qëndrime.

Nuk di nëse kjo e ndihmon apo e pengon dyshen Meta- Berisha, por nuk është Kryesia e PD ajo që dikton votën e elektoratit të PD. Kryesia e PD, siç e provoi, as në Kryesi, nuk merr dot një vendim të vetëm.

Por në bazën e Partisë Demokratike njerëzit janë vetë të qartë se kë do votojnë dhe aty ku nuk ka kandidatë. Ata mund të votojnë vetëm për këshillin, kandidatin Meta- Berisha apo dikë tjetër.

Aty do të shikojmë se sa është reflektuar ndarja në bazë, jo tek vendimi me dy qëndrime i Kryesisë.

Po aty do të shikojmë se kush kishte më shumë të drejtë, ata që donin vetëm garë në Këshilla Bashkiake apo që donin kandidatë në 61 bashki.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për partitë e tjera të vogla opozitare, sidomos ato që deklarohen kundër dyshes Meta- Berisha. Edhe pse elektorati i tyre është i palexueshëm, qëndrimi i tyre publik ndaj kandidatëve të dyshes Berisha- Meta dhe kandidatëve të PD ka rëndësi për të kuptuar sa sinqerisht e kanë qëndrimin kundër dyshes Meta- Berisha.

Të gjithë ata që i luteshin Partisë Demokratike të mos vendoste kandidatë tani brohorasin që ata nuk ishin të aftë të vendosnin kandidatë.

Kjo tregon se sa “sinqerisht” e kanë pasur përgjërimin për të mos vendosur kandidatë. Pasi mendojnë që i përdorën dhe tani kanë shpëtuar nga rreziku, duan dhe t’i poshtërojnë.

Por aty në Kryesi 20 vetë votojnë. Në Shqipëri janë disa qindra mijë. Dhe kur do të marrësh hak, nuk të hyn në punë për kë do votosh, por për kë nuk do votosh.

Të fundit

Edhe për zgjedhjet e reja nuk do të kemi opozitë

Nga Artur Ajazi Shqipëria nuk mund të mbetet peng i asnjë ish-lideri dhe asnjë partie të shpartalluar, po ashtu dhe...

Princ Harry zgjedh SHBA si rezidencë të përhershme, heq dorë zyrtarisht nga Britania

Princin Harry është zyrtarisht banor i përhershëm në SHBA, katër vjet pasi ai u largua nga Londra me Meghan Markle. Princi Harry zgjodhi ditën...

Familja e ish presidentit amerikan John Kennedy mbështet Biden në zgjedhjet presidenciale

Më shumë se 15 anëtarë të familjes së famshme të ish-presidentit amerikan John Kennedy do të mbështesin rizgjedhjen e presidentit amerikan Joe Biden. Me këtë...

FMN ul parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2024

Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.1% në vitin 2024. Me këtë parshikim, Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka ulur pritshmëritë që kishte 6 muaj më...

“Marrëdhënia Meta-Kryemadhi”/ Ngjela zbërthen skemën: Bashkëpunim kriminal, jo erotik

Analisti Spartak Ngjela ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News këtë të enjte. Ai i cilëson pjesë të një loje  deklaratat e fundit...

Lajme të tjera

Web TV