Rama: Rritja e pagave do të shtojë konkurrencën në treg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në një takim me punonjësit e një kompanie ndërtimi është shprehur se është e rëndësishme që rritja e pagave të jetë në proporcion të njëjtë si në sektorin privat po ashtu dhe në atë shtetëror.

Rama ka theksuar se rritja e pagës do të ndihmojë dhe në rritjen e konkurrencës në treg , ku specialistët do të jenë më të shumtë në numër dhe jo vetëm disa persona që kanë ngelur këtu për shkak të pandemise.

“Rritja e pagave në sektorin publik reflekton menjëherë edhe në sektorin privat si rezultat i faktit që reflektohet në një mekanizëm balance. Ajo që i ndodh sot shtetit është mungesa konkurruese me aktorë të tjerë siç janë bankat apo institucionet private dhe ato që kemi sot specialistët janë ose ato që janë prej vitesh në administratën e shtetit apo që kanë një dozë ekstra për të kontribuar për shtetin, ndonjë që e ka penguar pandemia etj. në këto kushte e kemi të vështirë që ekspertëve më të mirë të financave tu themi qëndroni këtu, tu themi mjekëve që të qëndrojnë këtu e mos të kenë nevojë që të ikin në spitalet private, tu themi atyre që na duhen sot si buka e përditshme që janë specialistët e teknoplogjisë së lartë se ne n ga tregu privat nuk i tërheqim dot por u themi po se ne kemi kushte konkurruese dhe e anasjellta do të ndodhë edhe me privatin”, është shprehur ai.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se është e rëndësishme që të theksohet fakti që punonjësit e ndërtimit të kenë të njëjtat kushte siç ndodh në vendet e rajonit, pasi të gjithë e dimë se nuk mund të krahasohemi me vendet në zhvillim.

Lexo edhe :  Meta frymëzohet nga stërvitjet/ Përgatit paketën për të mbështetur ata që hapin palestra

Gjithashtu ai ka theksuar se nëse do të punonim në Angli ose Gjermani do të merrnim parasysh dhe taksat dhe shpenzimet që janë atje.

“Ca me hir e ca me pahir do të arrijmë që të kemi paga që të mos i detyrojmë punëtorët e ndërtimit që të shkojnë nëpër skelat në rajon, se krahasimi me Gjermaninë dhe Britaninë është gjë tjetër. Por është mundësia që të shpjegojmë se nuk është vetëm matje lekë për lekë se vërtet këtu merr aq por thuajse paguan asgjë për taksat dhe sigurimet shoqërore që janë minimale krahasuar me atje.

Mos të flasim për qiratë, transportin apo për lloj lloj faturash dhe në fund të muajit nuk ngelet gjë e madh dhe përveç faktin që je larg, për të kap shqiptarin tjetër duhet të presësh ditën e dielë, nuk ka që të ngrihesh dhe ikësh në punë avash avash, as kafen nuk e kanë si ne. duhet që të matesh mirë para se të marrësh rrugën, por është një llogari shumë më afër barazimit sesa duket”, ka thënë kreu i qeverisë

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV