Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Zgjedhjet lokale/ Alibeaj mbetet vetëm, dorëhiqen 4 kandidatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PD e drejtuar “de jure” nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj nuk gjen qetësi. Nga 61 njësi lokale, PD vendosi të dalë me kandidatë në vetëm 16 bashki, por ditën e djeshme dhanë dorëheqjen katër prej tyre. Firo masive edhe nga këshillat bashkiakë.

Loja vijon pasi edhe në rast dorëheqjeje, emri i kandidatëve do të jetë në fletët e votimit.

Dita e hënë në mesnatë ka qenë afati i fundit i regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe për këshillin bashkiak. Vetëm disa orë më vonë një pjesë nga kandidatët e shpallur nga PD e Enkelejd Alibeajt është tërhequr. I pari që lajmëroi se nuk do kandidonte ishte kandidati për kryebashkiak në Korçë Gjergji Gjata, bashkë me kandidatët për këshillin bashkiak. Ndërkohë kemi një tërheqje të kandiatit të PD në bashkitë e Lezhës, Kurbinit dhe Vorës. Pra nga 16 kandiatë që do të garonin nën siglën e Partisë Demokratike, Alibeaj do të mbetet me 12 kandidatë në garë, edhe pse ka ende një muaj e gjysëm kohë për të shkuar në datën e zgjedhjeve. I pyetur nga gazeta “Fjala”, ish kreu i KQZ-së Kristaq Kume tha se të tërhequrit do të jenë sërish në listën e kandidatëve. “Në momentin që listat dorëzohen në Komisionin Qendror Zgjedhor konsiderohen si zyrtare, edhe pse kandidatët mund të japin dorëheqje, sërish emri i tyre do të jetë në fletën e votimit”. Ndërsa në lidhje me tërheqjen e anëtarëve të këshillave bashkiak u shpreh se “nëse tërhiqen një pjesë e kanddiatëve për këshill zëvendësohen me pjesën tjetër që janë në radhë poshtë listës”.

Tërheqja e kandidatëve

Kandidati i PD-së dhe 40 të përzgjedhur për këshilltarë në Korçë tërhiqen nga gara pasi pretendojnë se po merren vendime perosnale nga kryetari duke cënuar dinjitetin e personave që janë në ekipin e tij. Bëhet me dije se ky vendim është marrë, pasi sipas tyre ka mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. “Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. Procedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.”, thuhet në deklaratën për shtyp nga zyra e Partisë Demokratike, dega Korçë. Nuk dihet se si do të vijojë procedura me Komisionin Qendror Zgjedhor pas tërheqjes së gjithë kandidatëve në Korçë përfshirë edhe kandidatin për kryetar bashkie. KQZ do të nisë të shoh dhe vlerësojë dokumentacionin dorëzuar nga subjektet politike, nëse ka ndonjë gabim, ndërsa do të shqyrtohen dhe formularët e dekriminalizimit. Po ashtu me këtë argument kanë qenë edhe tre kandidatët e tjerë të cilët si problem serioz për tërheqjen nga gara e lidhin pikërisht mungesës e seriozitetit nga kryetari i komanduar Alibeaj dhe kryesia e PD-së, pa marrë më parë miratimin nga Këshilli Kombëtar i kësaj force politike.

Të fundit

SHBA njofton 988 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po dërgojnë një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën, me vlerë 988 milionë dollarë, për...

Sot dita e Rinisë/ FRPD marshim nga qyteti Studenti, i pranishëm edhe Berisha

Forumi Rinor i Partisë Demokratike e kujton sot '8 Dhjetorin', Ditën e Rinisë,  me një marshim nga qyteti Studenti për të vijuar drejt Kryeministrisë. Marshimit i...

8 Dhjetori/ Basha: Jo vetëm kujtesë, por edhe reflektim mbi idealet e tradhtuara!

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përkujtuar sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë dhe Lirisë. Ai ka vlerësuar ‘guximin dhe vizionin e studentëve...

Stop vrerit ndaj Porto Romanos! Do kemi 240 milionë euro më shumë prodhim kombëtar

Fatos Çoçoli Beteja mediatike që disa portale dhe media të tjera kanë ndërmarrë kundër projektit strategjik kombëtar të portit të ri të Durrësit në Porto Romano,...

8 dhjetori/ Ambasada amerikane: SHBA krah jush në rrugën drejt BE-së

Ambasada amerikane në Tiranë ka kujtuar sot me një mesazh në Instagram Ditën Kombëtare të Rinisë. Ambasada e SHBA shkruan se 34 vjet më parë studentët...

Lajme të tjera

Web TV