Një pacient 67 vjeç, i identifikuar si Hekuran Llapushi është hedhur nga kati i katërt i spitalit të Gramshit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes, rreth orës 07:00.
67-vjeçari ishte shtruar në repartin e patologjisë që prej katër ditësh.
Këtë mëngjes ai është hedhur nga dritarja e dhomës ku ishte shtruar dhe ka përfunduar në tarracën e katit të dytë të spitalit.
Llapushi raportohet se ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji dhe është nisur drejt spitalit të Traumës.
Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, por nuk dihen ende shkaqet e këtij akti.