Krim në familje/ 42-vjeçari nga Tepelena godet me thikë gruan dhe më pas veten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një  ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë ku një 42 vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten dhe më pas dhe veten.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me  mjet prerës.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me  mjet prerës.   

Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV