Me telefon dhe pa rrip sigurimi, shoferi tenton të korruptojë policin e rrugores

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë kontrolleve parandaluese, ditën e djeshme, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Kombinat, automjetin me drejtues shtetasin I. P., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular dhe pa vendosur rripin e sigurimit.

Me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera, 47-vjeçari i ka ofruar punonjësve të policisë, një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., për veprën penale “Korrupsioni  aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Të fundit

Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?

Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për zbutjen e situatës, por toni mes Kosovës...

‘Si na shpëtoi Dritëro Agolli, kur na dënuan me gjashtë muaj…’/ Dëshmia e gazetares

Memorie.al / Një rrëfim i ish-spikeres së lajmeve në TVSH, e cila më pas u bë kineaste. Veshja “mburojë” nga “imperialistët amerikanë” dhe si...

Pse aksi Librazhd-Përrenjas vijon të jetë burim aksidentesh

Aksi Librazhd-Përrenjas vijoj të jetë një njollë e zezë, në të cilën ndodhin aksidente thuajse çdo javë. Më i fundit ka qenë dje, ku më konkretisht aksidenti ka ndodhur në aksin Prrenjas-Librazhd në Qukës Qendër. Një makinë...

Edhe qeveria, edhe serbët me kushte për zgjedhjet

Për mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës - zonë e banuar me shumicë serbe - ka kushte si Qeveria, ashtu...

Dita nis me diell por keni kujdes orët e pasdites, ja si parashikohen temperaturat sot

Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi...

Lajme të tjera

Web TV