Rrëzohen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, disa të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy helikopterë të ushtrisë amerikane Black Hawk thuhet se janë përplasur gjatë një misioni stërvitor mbi Kentucky, teksa raportohet për disa të vdekur.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur të mërkurën mbrëma.

“Dy HH60 Blackhawks të Divizionit të 101-të Ajror (Air Assault) po kryenin një fluturim stërvitor rreth orës 22:00 kur u përplasën”, tha për Fox News Digital, Brendalyn Carpenter-Player, drejtoresha e Marrëdhënieve Publike të Fort Campbell.

Siç thuhet më tej, statusi i anëtarëve të ekuipazhit nuk dihej menjëherë, ka thënë zëdhënësja e ushtrisë Nondice Thurman.

Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje për numrin e njerëzve që ishin në bord. Ndërkohë guvernatori i Kentucky, Andy Beshear, ka shkruar në Twitter mund të ketë viktima dhe se Policia e Shtetit të Kentucky dhe Divizioni i Menaxhimit të Emergjencave të shtetit po i përgjigjeshin aksidentit.

 

 

 

Anëtarët e ekuipazhit po fluturonin me dy helikopterë Black Hawk që u rrëzuan rreth orës 10:00 të mbrëmjes (sipas kohës lokale).

Shkaku i rrëzimit është nën hetim.

“Komanda aktualisht është e fokusuar në kujdesin për pjesëtarët e shërbimit dhe familjet e tyre”, ka thënë më tej Thurman.

Të fundit

Faturat e papaguara të energjisë elektrike, OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm

OSHE Group ka prezantuar skemat lehtësuese deri në fund të vitit 2024, për detyrimet e papaguara të energjisë. Skemat e...

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Nga Azgan Haklaj Ndonëse ndaj pikpamje thellësisht të kundërta politike e civile me Ilir Metën (Metajn) do ta suportoja nëse do vezhgoja një moment të...

Bienalja ndriçon ‘natën’ e të burgosurve femra

Pavioni i Selisë së Shenjtë në shtëpinë e burgut femëror Guidecca Nga Roberto Nardi Dy këmbë të stërmëdha dhe të ndotura zbathura ishin pikturuar në murin...

Përkthimi psikologjik i magjisë së eventit Miss & Mister Durrësi 2024

Nga Fatmir Minguli     Të shkruash për ngjarjen e natës së 5 prillit 2024 që u zhvillua në Pallatin e sportit ‘Ramazan Njala” në Durrës  nuk...

Ramazan Hushi me një libër që të vë në mendime

(Rreth romanit “Përmendorja e Djallit”) Shpendi Topollaj Po të nisesh nga ngjarjet që rrokin jo vetëm një qytet tonin pas rënies së komunizmit, por krejt Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV