Biznesmeni Gjergj Luca zotohet për dasmë madhështore të Luizit me Kiarën në 7 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mospërfshirja e personazheve të njohur në historitë e krijuara brenda Big Brother VIP, ka qenë thuajse e pamundur. Politikanë, gazetarë, biznesmenë dhe analistë nuk kanë ‘shpëtuar’ dot pa dhënë përgjigjie mbi personazhin më të famshëm të momentit ‘Luizin’.

Së fundmi ka qenë biznesmeni, Gjergj Luca i cili përmes një videoje, publikisht i ka premtuar Kiarës dhe Luizit se sapo këngëtari shkodran të dalë nga shtëpia më e famshme, më 7 maj, do t’u organizojë të dyve një dasmë madhështore.

Luca tha se si daja e Luizit, do të jetë organizatori i kësaj dasme duke e siguruar moderatoren se do të jetë dasma më madhështore dhe më e bukur që është bërë ndonjëherë në Shqipëri.

“Përshëndetje Kiara. Përshëndetja nga këtu, Pallati i Brigadave. Për Zotin dëgjo, se je edhe nga gjysma e zemrës time, nga Përmeti. Ai zotëria jot dhe nipi im Luizi kur të dalë më datën 6 se nuk na dëgjon tani, ne, unë edhe ti do i bëjmë një suprizë. Dasmën tuaj do ta bëjmë këtu në këtë vend dhe do të bëjmë dasmën më të bukur që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri në Fish City, në qytetin e Dashurisë, në qytetin e shpresës, ëndrrave”, thotë Gjergj Luca në video.

Kiara dhe Luizi pritet të kurorëzojnë lidhjen e tyre pasi këngëtari të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP2 ku patën edhe një dasmë të ‘improvizuar’. Luca ka premtuar datën 7 maj për organizimin e dasmës, që është pikërisht një ditë pas finales së Big Brother VIP.

Të fundit

Zbulohen 3 mysafirët specialë që do të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Sonte në Big Brother VIP Albania do të ketë mysafirë. Me rastin e 100 ditëve të nisjes së edicionit...

Protesta e dhunshme para Bashkisë Tiranë/ Reagon BE-ja dhe SHBA-ja

Me anë të një reagimi në X, prezenca e Bashkimit Europian në Shqipëri ka dënuar dhunën gjatë protestës së Rithemelimit para bashkisë Tiranë ditën...

Video/ Nuk ndalet Egla, bën veprimin e pazakontë ndaj banorëve, ja si reaguan ata

Marrëdhënia e Eglës me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother Vip” nuk ka qenë fort e mirë që në fillim, dhe duket...

Tensionet në Lindjen e Mesme, ministria del me njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje shqiptarëve që të shmangin udhëtimet në vendet që janë në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi...

“Kjo verë parashikohet me temperatura të larta”, ja masat për parandalimin e zjarreve

Edhe vera e këtij viti parashikohet të jetë me temperatura tepër të larta për shkak të ndryshimeve klimatike ndaj Agjencia kombëtare e mbrojtjes civile...

Lajme të tjera

Web TV