EMRI/ U kap me çaj mali, policia angleze arreston shqiptarin: Menduam se ishte drogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agim Agaj 53 vjeç është vënë në pranga nga policia në Britaninë e Madhe dhe është mbajtur për 15 orë në paraburgim pasi në furgonin me të cilin po udhëtonte u gjet çaj mali. The Sun shkruan se shqiptari po udhëtonte me mjetin e tij ku r u ndalua për kontroll nga policia britanike.

Oficerët e kontrolluan dhe kur panë çajin e malit e vunë në pranga duke pretenduar se kishin gjetur marihuanë.

Vetë Agm Agaj thotë për The Sun se është piktor dhe dekorues me profesion. Ai tregon se kishte këmbëngulur para oficerëve duke u treguar se kishte çaj dhe jo drogë, por ata nuk e kishin besuar.

“Ishin dy policë. Një hapi derën e fugonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kam kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan. Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit,”- tregon Agimi.

Agimi u mbajt në një qeli të shtunën mbrëma në Ëeymouth, Dorset, dhe u mor në pyetje të nesërmen. Më pas u lirua sepse nuk kishte prova.

Ai tregon se oficerët kontrolluan shtëpinë e tij dhe shtëpinë e një shoku.

Agimi thotë se pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar.

“Nuk jam arrestuar kurrë. Ishte e frikshme,”- shton ai.

Nga ana tjetër policia doli me një njoftim për rastin.

“U krye një kontroll i automjetit dhe u raportua se një enë plastike që përmbante atë që dukej të ishte një substancë bimore që oficerët besonin se mund të ishte drogë. U kryen hetime të mëtejshme. U konfirmua se substanca në kontejner nuk ishte një drogë ilegale dhe personi u lirua pa asnjë akuzë,”- shkruhet në njoftim.

Të fundit

Dita nis me diell por keni kujdes orët e pasdites, ja si parashikohen temperaturat sot

Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites...

Rama-socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër t’u cënojë krenarinë për PS

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dje u la në burg për korrupsion dhe mesazhin e tij, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’ua drejtojë...

Arrestimet për korrupsion, opozita kërkon dorëheqjen e Manastirliut

Pas arrestimit të dy zyrtareve të Ministrisë së Shendetësisë dhe dy përfaqësuesve të një kompanie private për akuzën e korrupsionit, opozita ka kërkuar dorëheqjen...

Bardhi kundër Bashës, hap “portën” për Berishën

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Gazmend Bardhi, ka lënë të hapur mundësinë për bisedime me grupimin e Berishës, me qëllim gjetjen e pikave...

Lajme të tjera

Web TV