“Kam humbur babain në det”, Vis Pupa rrëfen historinë prekëse: Po i afron data…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elvis Pupa ka rrëfyer historinë e dhimbshme brenda shtëpisë së BBV.

Gjatë një bisede me Oltën, Elvis Pupa ka treguar se po afrohet ditëlindja e të atit të ndjerë dhe për këtë arsye ai ka qenë i mërzitur këto ditë

Madje aktor ka treguar se vdekja e babit të tij ka qenë aksident, ka humbur jetën në det. Ai ndodhej me të ëmën e Visit në plazh në Gjirin e Lalzit dhe u fut në det me dallgë, nga lodhja e tepërt i pushoi zemra.

Pjesë nga biseda:

Elvis Pupa: Kam një gjë këtë periudhë, kam një dilemë emocionale kështu me ca data.

Olta Gixhari: Kam kaq ditë që dua të pyes dhe e kam thënë edhe tek dhoma e rrëfimit, e ndjej që ke diçka. Ke humbur një person të afërt?

Elvis Pupa: Po babën, me atë e kam. Iu afrua data e ditëlindjes.

Olta Gixhari: Sa vite ke që e ke humbur?

Elvis Pupa: Bën 8 vjet, në gusht mbush 8-vjet.

Olta Gixhari: Po ishte aksident apo sëmundje?

Elvis Pupa: Aksident, unë jam shumë pozitiv kështu edhe nuk humb në mendime por them që shyqyr që e patëm dhe aq sepse dynjaja se kanë. Kur është aksident është një çikë e sikletshme sepse nuk ke ndarje.

Olta Gixhari: Me makinë?

Elvis Pupa: Jo në det. Patën shkruar atëherë, ne ishim në Australi, ka ndodhur kështu bam bam.

Olta Gixhari: Po si në det?

Elvis Pupa: Ka pasur dallgë, është futur në det edhe nga lodhja e ka lënë zemra. Nëna ka qenë aty me të, ka vuajtur shumë, është sikletosur shumë sepse s’ka pasur shumë njerëz, se kanë qenë larg në Gjirin e Lalzit andej. Kur të vjen kështu përnjëherë dhe je larg është shumë e vështirë.

Të fundit

Do bëhen prindër?/ Getinjo konfirmon ribashkimin me Vivien

Para pak ditëve Getinjo dhe Vivien Thano u bënë kryefjalë e mediave. Kjo pasi çifti u filmua me njëri-tjetrin....

“Më 14 maj rinia foli”/ Basha vijon takimet: Qytetarëve iu është vrarë shpresa

Lulzim Basha vijon me takimet e tij me të rinjtë e të rejat. Ai është ndalur sërish sot në një takim, ku ndër të tjera...

Baballarët e kombit shqiptar dhe baballarët e shtetit të Kosovës, përballë Albin Kurti

Nga Mero Baze Ka një keqkuptim të madh, por dhe të qëllimshëm, në referimin në histori që nacionalkomunistët e Kosovës përfaqësuar nga Albin Kurti bëjnë...

Shkrirja e ASA-s/ Ankohet Gjinushi: Paguhem 300 mijë lekë të vjetra në muaj

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka deklaruar se në këtë institucion nuk merr rroga. I ftuar në studion e Panorama TV, Gjinushi...

Lirimi i Tahirit/ Reagon Rama: Duhet të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë

Një reagim për lirimin nga qelia të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama. Në takimin falenderues që po...

Lajme të tjera

Web TV