Zgjedhjet/ Alibeajt i mbetet vetëm vula, i ikin kandidatët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja në PD-në zyrtare të njohur nga gjykata dhe KQZ, është më shumë se katastrofike, ku nga 16 kandodatë të shpallur për kryetarë bashkie kanë mbetur vetëm 10. Ikje edhe nga këshillat bashkiakë dhe vështirësi për të gjetur komisionerë.

Betejë të madhe bëri PD e “Grupimit Basha”, që u përfaqësua nga kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj për të mbajtur vulën dhe logon e partisë, por kur u erdhi momenti për ta “përdorur”, nuk kanë njerëz. Kjo po ndodh në PD-në zyrtare ku fillimisht vendosi që të dilte me 16 kandidatë për kryebashkiakë nga 61 në total, por edhe brenda këtij numri të vogël ka pasur të tjera largime, duke mbetur me vetëm dhjetë kandidatë. Ka shkuar në gjashtë numri i atyre që hoqën dorë si bashkëpuntor të Alibeajt duke ngelur e papërfaqësuar logoja e Partisë Demokratike të paktën në 6 bashki deri tani. Gjithashtu një tjetër problem për kryetarin Alibeaj është gjetja e anëtarëve të komisionit në qendrat e votimit dhe të numërimit. Është e paprecedentë që të largohen si “kandidatë” pas dërgimit të listave në Komisionin Qendror Zgjedhor. Edhe për këtë ka folur edhe kryetari i KQZ, i cili tha se zëvendësimi i tyre nuk do të ndodhë, pra PD do të jetë e papërfaqësuar. Dje u largua edhe kandidati i Krujës Sabah Sheta, pas largimit të atij të Korçës, Lezhës, Kurbinit, Vorës dhe  Librazhdit. Këto largime do të jenë në favor të koalicionit “Bashkë Fitojmë” nën siglenë e Partisë së Lirisë që në këto zgjedhje janë kandidatët e Sali Berishës.

Reagimi i Celibashit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se kandidatët e Alibeajt që janë tërhequr nga gara nuk do të jenë në fletën e votimit. “Nëse tërhiqen nuk do të jenë pjesëmarrës në garë. Nuk konsiderohet që është fleta bosh. Do jenë subjektet e tjera, nuk do jetë në fletën e votimit, do mungojë. Përjashto rastin nëse tërhiqen pasi është miratuar dhe printuar fleta e votimit. Do jenë aty se s’kemi çfarë të bëjmë. Nëse tërhiqen në këtë moment nuk do jenë në fletën e votimit”, deklaroi Celibashi. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për ankimimin e Enkelejd Alibeajt për simbolet e PD që supozon të jenë përdorur në koalicionin Berisha-Meta.  “Me siguri që simbolet e një partie politike s’mund të përdoren nga një subjekt tjetër. Kjo është e qartë në Kodin Zgjedhor. Nëse verifikohet një rast i tillë, subjekti që s’ka të drejtë të përdorë logon me inicialet e subjektit tjetër ndalohet t’i përdorë. Do vlerësuar ngjashmëria, nëse krijon konfuizon te zgjedhësit, do e përdorë subjekti që e ka si logo, tjetri ndalohet t’i përdorë”, tha Celibashi.

Lexo edhe :  Sulmi iranian ndaj Izraelit, reagon Hamasi: E drejtë natyrore dhe përgjigje e merituar

Largimi i kandidatit

Kandidati i bashkisë së Krujës, Sabah Sheta, njoftoi vendimin e tij në Facebook pas mesazheve që siç thotë ai ka marrë nga qytetarë dhe demokratë. Me tërheqjen e tij, numri i të tërhequrve nga gara i kandidatëve të Alibeajt shkon në 6. “Këto ditë kam marrë me qindra mesazhe mbështetje nga demokratë dhe qytetarë, që duan një drejtim të ri për Krujën. Nga njëra anë, jam ndier i nderuar për besimin e tyre, por nuk mund të lë pa përmendur pjesën e dytë të mesazheve nga qytetarët. Ata shprehin keqardhje që opozita është e përçarë, duke i dhënë sërish shans Edi Ramës në Krujë. Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021”, është shprehur Sheta. Sipas tij, kjo është arsyeja madhore pse ka vendosur të tërhiqet nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD. “Por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga fusha e betejës! Do të kërkoj çdo votë për logon e Partisë Demokratike, sepse demokratët dhe qytetarët meritojnë të përfaqësohen sa më shumë dhe sa më mirë nga një parti e pakapur nga oligarkët, që nuk është në listën e zezë të SHBA. Jam i bindur se beteja jonë për 14 majin nuk duhet dhe, të paktën, në Krujë; nuk do të jetë një betejë mes vetes, por vetëm me qeverinë!”, ka shkruar ai në faqen e tij të Facebook. Ai ka bërë përgjegjës Sali Berishën për përçarjen që i ka dhënë Partisë Demokratike, duke u bërë aleat me Ilir Metën. “Në Krujë, të gjithë e njohin përpjekjen time personale përpara Primareve, por edhe pas tyre, që të kishim një proces të përbashkët dhe gjithëpërfshirës. Kërkova të bashkohemi, por planet e zotit Berisha ishin të ndryshme. Para bashkimit të demokratëve kunder Edi Ramës, Sali Berisha vendosi përçarjen tonë me qëllim  bashkepunimin me Ilir Metën. Me tërheqjen time nga gara për kryetar bashkie dua të përcjell një mesazh për qytetarët e Krujës, Fushe Krujes, Nikles, Thumanes, Bubqit dhe Malesise në 14 Maj, votoni listën e këshilltarëve me logon e Partisë Demokratike. Ka mbaruar koha kur ne falim pushtet, qoftë Edi Ramës, qoftë Ilir Metës. Është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj”, ka përfunduar reagimin e tij në Facebook.

 

Të fundit

“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. Teksa...

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021 e deri më sot për...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Lajme të tjera

Web TV