1 Prill 1948 – Gjermania Lindore/ Sovjetikët ndalojnë qarkullimin e trenave ushtarakë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trupat sovjetike, ndalojnë kalimin e trenave ushtarakë amerikanë dhe britanikë në zonën e tyre të pushtimit në Gjermani, duke kërkuar nga aleatët e luftës paraqitjen e një kërkese zyrtare për leje. Ky gjest u cilësua si provokativ nga zyrtarët britanikë dhe amerikanë. Të dyja qeveritë britanike dhe amerikane, reaguan me ashpërsi nëpërmjet letrave drejtuar Moskës zyrtare.

Ndalimi u pezullua pas disa ditësh, por në qershor 1948, sovjetikët nisën një  bllokadë të plotë të të gjitha udhëtimeve tokësore drejt dhe nga sektorët amerikano-britaniko-francezë të Berlinit. Kështu nisi Bllokada famëkeqe e Berlinit, e cila u prish vetëm kur një avion amerikan nisi furnizimin e Berlinit Perëndimor nga ajri.

Sovjetikët nga njëra anë dhe SHBA-ja dhe Britania e Madhe nga ana tjetër, kishin pasur dallime  mbi fatin e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, si para ashtu edhe në përfundim të konfliktit të përgjakshëm. Sovjetikët ishin të vendosur që Gjermania të mos paraqiste më kurrë një kërcënim ushtarak ndaj Rusisë, duke kërkuar dëmshpërblime të mëdha pas luftës.

Uashingtoni e kuptonte shqetësimin sovjetik rreth riarmatimit gjerman, por ndërsa po merrte formë Lufta e Ftohtë, zyrtarët amerikanë e kuptuan nga ana tjetër se një Gjermani e rilindur mund të vepronte si një fortesë kundër zgjerimit të mundshëm sovjetik në Europën Perëndimore.

Kalendar

1 Prill 1748 – Inxhinieri spanjoll Rocque Joaquin de Alcubierre rizbulon rrënojat e Pompeit në rrethinat e Napolit, një qytet i shkatërruar nga vullkani në vitin 76.

1 Prill 1778 – Biznesmeni amerikan ngha Nju Orlinsi Oliver Pollok, krijon simbolin $ për dollarin amerikan.

 1 Prill 1941 –Në Gjermani, nazistët miratojnë një ligj që u ndalon hebrenjve hyrjen në kafenetë publike.

 1 Prill 1966 – Në Kinë nis zyrtarisht Revolucioni Kulturor. Mao Ce Duni mbledh një grup radikalësh duke përfshirë gruan e tij Jiang Qing dhe ministrin e Mbrojtjes Lin Biao, për ta ndihmuar në sulmin kundër udhëheqjes aktuale të partisë, dhe për vendosjen e autoritetit të tij.

Lexo edhe :  35 vjet nga revolta në Kuçovë

 1 Prell 1974 – Ajatollah Khomeini, bën thirrje për një revolucion islamik në Iran, që do të ndodhte 5 vite më vonë.

 1 Prill 1992 – Në Bosnje shpërthen lufta mes boshnjakëve dhe serbëve, si rezultat i shpërbërjes së Jugosllavisë. Sipas të dhënave më të fundit, në atë konflikt u vranë rreth 100.000.

Të fundit

Tmerrohen banorët e Freskut në Tiranë, helikopteri u hedh një lëndë të paidentifikuar

Pasditen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë, banorët e zonës janë alarmuar nga një ndodhi aspak e...

Berisha: Zhvillimi për çështjen “McGonigal”, detyroi Ramën të bënte draftin për Kosovën

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se drafti që kreu i qeverisë Edi Rama prezantoi sot për Kosovën është i hartuar në Serbi. Gjatë një interviste në...

VIDEO/ Benzema prezantohet në mënyrë spektakolare tek Al-Ittihad mes 60 mijë tifozëve

Pamjet e para të Karim Benzemas me fanellën e Al-Ittihad janë mbresëlënese. Sulmuesi francez u prezantua para tifozëve në fushë në “King Abdullah Sports...

Rubini më i madh dhe më i vlefshëm ndonjëherë shitet në ankand, ja sa kushtoi ai

Një rubin 55,22 karatësh është bërë guri më e madh dhe më i vlefshëm i këtij lloji që është shitur ndonjëherë në ankand, duke...

Analiza e VOA: Mike Pence sfidon Trump për të qenë kandidat i republikanëve

Këtë javë disa republikanë kanë shpallur kandidaturën për president në përpjekje për të penguar ish-Presidentin Donald Trump që të marrë emërimin e Partisë Republikane...

Lajme të tjera

Web TV