1 vit nga masakra e Buchas në Ukrainë, Xhaçka: Federata ruse të vihet para përgjegjësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Samitin e Buchas, një vit pas ngjarjeve mizore të rusëve në këtë zonë të Ukrainës.

Shqipëria si bashkëpenmbajtëse për Ukrainën së bashku me SHBA në Këshillin e Sigurimit, bashkohet sot plotësisht me ‘Deklaratën e Buchas’ për të evidentuar përgjegjësinë për krimet më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar të kryera në territorin e Ukrainës, për të kërkuar vënien para përgjegjësisë të Federatës Ruse.

Xhaçka tha se në njgjarje e tillë si në Bucha, i solli ndërmend imazhet e ngjashme nga rajoni i Ballkanit Perëndimor ku pati gjenocide të kryera nga serbët ndaj popullsisë civile në Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë.

Mes të tjerash, Xhaçka theksoi se Shqipëria ishte një ndër vendet e para që luftën në Ukrainë e cilësoi si objekt të punës së Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila sipas saj, duhet të krijojë një gjykatë speciale të përkohshme për të sulmuar aktin kriminal të sulmit rus në Ukrainë.

Fjala e Xhaçkas:

Ka kaluar plot një vit që nga dita që bota u trondit nga pamjet e para ne Bucha. E mbaj mend shumë mirë dhimbjen dhe zemërimin; po zemërimin, qe ndjeva kur i pashë ato pamje. Mendoj se si shumë njerëz të tjerë në botë, unë kisha jetuar me iluzionin se sado Rusia te kishte sulmuar ne menyre kriminale, ajo nuk do të arrinte në këtë nivel brutaliteti.

Më kujtoi imazhet e rënda dhe shumë të ngjashme që vinin nga rajoni im, Ballkani Perëndimor, nga Bosnja dhe Hercegovina dhe nga Kosova, nga një luftë që shpresonim të ishte e fundit në Evropë.

Fatkeqësisht, Bucha ishte vetëm fillimi. Në muajt, që kur lufta ka filluar, jemi berë dëshmitarë të krimeve të pakuptueshme të kryera nga forcat ruse. Vrasje, tortura, rrëmbime, rrënime qytetesh, përdhunime. Ne jemi berë dëshmitarë të veprimeve te një shteti që pretendon se po lufton nazizmin në Ukrainë, ndërkohe që ai po përfshihet në rrëmbime masive dhe trafikim të fëmijëve.

Është e lehtë të ndihesh i pafuqishëm përballë një brutaliteti të tillë. Të perceptosh, se çfarëdo që të bësh ti, nuk do te mund ta ndalosh atë (dhunën).

Por sigurisht që mosveprimi është një opsion. Dhe këtu, ne të gjithë, mund të bëjmë shumë.

Të mbështesim Ukrainën dhe popullin e saj heroik që të mbrohen, derisa të fitojnë këtë luftë, është hapi i pare që duhet të hedhim, dhe më i rëndësishmi. Dhe çdo vend që e ka ndërmarrë këtë hap, duhet sot të ndihet krenar, sepse duke mbështetur Ukrainën, ne në fakt po i rezistojmë idesë së një rendi botëror ku më i fuqishmi ka gjithnjë te drejtë.

Lexo edhe :  Rita Petro: Ndonjëherë, edhe dashuria blihet me para

Por, është po aq e rëndësishme, të bëjmë gjithçka që mundemi, për ta vënë Rusinë para përgjegjësisë.

Shqipëria si bashkëpenmbajtëse për Ukrainën së bashku me Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit, është krenare që ka qenë ndër vendet e para, që theksoi nevojën për llogaridhënie për krimet e kryera në Ukrainë.

Në prill të vitit të kaluar, më pak se dy muaj pas fillimit të sulmit rus, Shqipëria dhe Franca organizuan takimin e parë të formulës Arria në Këshillin e Sigurimit kushtuar llogaridhënies në Ukrainë. Ne u inkurajuam, kur vumë re që kaq shumë vende po bashkoheshin, për të kërkuar vënien para përgjegjësisë të Federatës Ruse për krimet e kryera prej saj.

Shqipëria ishte një nga 42 vendet anëtare, që luftën në Ukrainë, e përcaktoi si objekt të punës së GJNP-së.

Gjej rastin të vlerësoj lart punën e palodhur dhe të guximshme të prokurorit të GJNP-së, Karim Khan dhe të mirëpres lëshimin e dy urdhër-arresteve kundër Presidentit rus Putin dhe Komisioneres ruse për të drejtat e fëmijeve M. Lvova-Belova për t’i vënë para përgjegjësisë për trafikimin dhe rrëmbimin e mijëra fëmijëve të pafajshëm ukrainas. Ndërkohë, ka ardhur koha për të ndërmarrë hapin tjetër, krijimin e një Gjykatë Speciale për sulmin kriminal kundër Ukrainës, e konceptuar si një mekanizëm i krijuar nga Kombet e Bashkuara për të ndjekur penalisht individët përgjegjës për të.

Kjo gjykatë speciale ad hoc duhet të ngrihet në shembullin e gjykatave të Nyrembergut dhe Tokios, të cilat gjykuan, krime të bëra kundër paqes botërore dhe njerëzimit. Ajo duhet të hetojë dhe ndëshkojë aktin e sulmit kriminal të Federatës Ruse në Ukrainë, duke siguruar kështu venien para përgjegjësisë për krimet e kryera në Ukrainë, të udhëheqjes politike dhe ushtarake ruse.

“Hapi përfundimtar në shmangien e luftërave periodike… është t’i vësh shtetarët përgjegjës para ligjit”. Ky citim, nga fjalimi hapës i Robert Jackson më 21 nëntor 1945 përpara Gjykatës Ndërkombëtare Ushtarake të Nyrembergut, është më i rëndësishëm sot se kurrë.

Shqipëria bashkohet plotësisht me Deklaratën e Buçës për të evidentuar përgjegjësinë për krimet më të rënda sipas ligjit ndërkombëtar të kryera në territorin e Ukrainës, sepse krimet e luftës nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar.

Ne po dërgojmë sot një mesazh të qartë, se komuniteti ndërkombëtar, është i përkushtuar të vërë para përgjegjësisë pushtuesit për veprimet e tyre, dhe se nuk do të tolerohet pushtimi me mosndëshkim.

Në prill të vitit të kaluar, trupat e të paktën 360 civilëve u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në Bucha pas tërheqjes së forcave ruse nga zona. Viktima të masakrës së kryer nga rusët ishin edhe 10 fëmijë.

Të fundit

Eksperimenti interesant në qytetet shqiptare, çfarë zbuloi Banka Botërore

Banka Botërore ka kryer nje eksperiment shume interesant ne qytetet shqiptare. Vullnetarët e saj vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë...

Rreth 150,000 njerëz do të mirëpresin flakën olimpike në Marsejë

Më 8 maj, rreth 150 mijë njerëz pritet të mirëpresin flakën olimpike, e cila do të mbërrijë në Belem nga Greqia me një lundrim...

Merr fund dilema, zbulohet italiani që i ka rrëmbyer zemrën Eglës

Prej ditësh po përflitet për partnerin e aktores Egla Ceno e cila siç tashmë e dimë është një nga konkurrentet më të forta të...

Media spanjolle jehonë Shqipërisë, nga Thethi në Berat: Vendi më i lirë për të udhëtuar!

Nga Cristina Blanco Vázquez/ El Debate I quajtur Karaibet Evropiane, Shqipëri është vendi bregdetar më i përballueshëm për sa i përket çmimeve, ushqime dhe udhëtime rreth...

Spektakël i garantuar, formacionet zyrtare të sfidës Barcelona-PSG

Barcelona përballet me Paris Saint-Germain në ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë në Francë përfundoi 3-2 në favor të skuadrës...

Lajme të tjera

Web TV