“Alibeaj, si miza n’bisht të kalit që beson se po tërheq karrocën”!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

LEONARD KARAJ”

Nga 61 bashki të vendit, PD-ja zyrtare e Enkelejd Alibeajt, doli fillimisht me 16 kandidatë ku 6 prej tyre dhanë dorëheqjen. Gjithashtu ka largime edhe nga kandidatët e këshillave bashkiake dhe problem serioz për të gjetur komisionerë në qendrat e votimit dhe të numërimit. Përse kjo situatë brenda partisë së drejtuar nga Alibeaj dhe a përligjet gjendja e deritanishme “luftën e madhe” për të mbajtur vulën dhe logon?

Personalisht më bën çudi që ka ende njerëz, analistë, media (nuk po përfshi këtu ndërkombëtarët, të cilët janë ndër faktorët kryesorë për gjendjen ku ndodhet sot PD), që e konsiderojnë ende Partinë e Vulës, së drejtuar nga Alibeaj. Duhet ta kuptojmë një herë e mirë se kryetar, lider nuk të bën as logo dhe as vula. As gjykata dhe as Yuri Kim. As Rama dhe ca më pak Basha. Kryetar, lider bëhesh për shkak të mbështetjes, për shkak të votës. Për besimin që ke në anëtarësi. Sot jemi në pikën ku një mediokër si Alibeaj, i cili nuk ka fituar asnjë garë në gjithë jetën e tij politike, asnjë, në kuptimin e plotë të fjalës (humbi në garën për sekretar në PD; humbi në garën për kryebashkiak në Fier; humbi si kryesues i qarkut si në 2017 dhe 2021), ka marrë në xhep vulën e partisë dhe beson se ka të verbër që do ta ndjekin nga prapa. Kjo është njëlloj si ajo shprehja: “rri miza n’bisht të kalit dhe beson se tërheq karrocën”! Ky është Aibeaj. Kjo është partia e vockël që ai pretendon se drejton, e cila do bëhet mikrioskopike pas 14 majit. Ndaj është e vetë-kuptueshme dhe mëse e pritshme që të mos kishim “guximtarë” që të vendosin fytyrën dhe investimin e tyre politik për të shpëtuar një adoleshent politik si Alibeaj. Madje unë dyshoj fort se Partia e Vulës asqë ka dashur të futej në zgjidhje. Pra, me gjasa pat uruar që artifica e krijuar me firmën e Bashës “të pinte ujë” dhe ata të kishin alibinë e bojkotit të vendoreve. Si duket, Rama (votuan pro Alibeajt 3 anëtarët e KAS të Ramës dhe shoku i ngushtë i Mero Bazes, Ilir Rusmali), nuk ia dha këtë shans, duke i deskritituar haptazi. Do kishte qenë më e pastër dhe një lloj dinakërie politike nëse Grupimi i Alibejat t’ia kishte dhënë vulën Berishës dhe më 15 maj, në rast humbjeje, ti kërkonte largimin e menjëhershëm nga drejtimi i PD-së. Nuk e bënë këtë gjë me pretendimin se ata janë pro-amerikanët, pro-europianët, sot janë jo vetëm pa antarësi; jo vetëm pa komisionerë; jo vetëm pa kandidatë (me përfaqësimin më mëdiokër të mundshëm); por edhe pa parti. E gjitha kasta drejtuese e Partisë së Vulës: Kryesi, grup parlamentar, këshill kombëtar, nuk bëhen dot as 50 veta. Kjo është “vula e Alibeajt”. Kush të dojë, le të vazhdojë dhe ti shkojë nga pas…

 Tërheqja e kandidatëve të PD-së shkon në favor të kandidatëve të Rithemelimit të Berishës që janë në koalicionin “Bashkë Fitojmë” që drejtohet nga Meta, apo është një çorientim i plotë nga votuesit e djathtë, duke përfituar mazhoranca?

Tërheqja nuk çorienton aspak votuesin e dajthtë, përkundrazi e adreson qartazi se ku duhet ta dërgojë votën e tij më 14 maj, sigurisht për kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë”. Në këtë këndvështrim, ata kandidatë që janë tërhequr, jo vetëm që kanë ruajtur turpërimin në këto zgjedhje, por në një farë mënyre edhe investimin e tyre politik. E thashë edhe më lart: të sakrifikosh sot për Partinë e Vulës, pra për dyshen Basha-Alibeaj, është vetëvrasje. Sigurisht unë besoj se në gjithë këtë histori, poaq fajtor është edhe Sali Berisha, por këtij të fundit i duhet kërkuar llogari më 15 maj. Dhe unë uroj që pas këtyre zgjedhjeve, PD-ja e vërtetë të futet në një ristrukturim të thellë, nga ku Berisha duhet medoemos ti lërë stafetën një brezi të ri politikanësh, me qëllim që në 2025, kjo parti të jetë alternativë reale qeverisëse.

Lexo edhe :  Në fshatin tim nuk vdes njeri!

PS vendosi të rikandidojë 45 nga 61 kryebashkiakë, ndërsa PD e Berishës pasi kaloi primaret duket se ka synuar të nxjerrë figura të cilët gëzojnë popullaritet tek qytetarët në njësitë përkatëse. “Kokë më kokë” në bashkitë kryesore, kandidatët e Rithemeilit të Berishës duket se janë në “avantazh” si individë, por në sondazhe përsëri rezultojnë humbës. A tregon kjo që zgjedhjet lokale janë shëmbëlltyrë e atyre politike ku nuk përzgjidhet individi, por subjekti politik që përfaqësojnë?

Zgjedhjet vendore janë disi më specifike se ato qëndrore. Sigurisht që në shumë bashki, sidomos ato të vogla, përveç partisë del në pah edhe figura me të cilët mundohesh që ti afrohet votuesit. Në këtë këndvështrim, duhet thënë se opozita është më e avntazhuar, kjo edhe pasi PS-ja është në mandatin e tretë qeverisë dhe figurat që po kandidon mbajnë me hir apo pahir edhe kusuret e pushtetit qendror. Unë e them me bindje se nëse PD-ja nuk do të ishte e përçarë; nëse Grupimi i Vulës do kishte vendosur të mos radikalizohej, por ti bashkangjitej mazhorancës në parti, atëherë opozita do të merrte më shumë se 35 bashki në zgjedhjet e 14 majit. Në këtë kontekst, qartazi se “paterica” e Ramës në këtë zgjedhje është Enkelejd Alibeaj.

Ditët e fundit ka edhe një debat në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama se qeveria do të japë 5 mijë lekë të reja shpërblim për të gjithë pensionistët në muajin prill. Opozita pretendon se kjo është në shkelje të ligjit zgjedhor, por edhe si formë për të “blerë vota”. Gjithashtu edhe Komisoneri Shtetëror Zgjedhor Celibashi ka lënë të kuptohet se mund të jetë vendim në kundërshtim me ligjin. Ju si e komentoni?

Kjo joshja e Ramës ka qenë gjithnjë “karremi” për të blerë vota, sidomos tek pjesa më e madhe e shoqërisë sonë brenda kufinjve të vendit: pensionistët. Sot në Shqipëria ka më shumë se 600 mijë pensionistë, ndaj imagjinoni se çfarë joshje kërkon të bëjë kryeministri në këto zgjehdje. Të njëjtën gjë PS-ja e bëri edhe dy vite më parë, teksa hapi thesin e parave gjoja për rindërtimin e zonave të pas tërmetit, vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve. Në këtë këndvështrim, do duhet që Komionineri Celibashi të ndërhyjë për ta ndalur një vendim të tillë, i cili cënon rëndë dhe ndikon në zgjedhje. Uroj shumë që edhe ndërkombëtarët “të gjejnë” kohë, ashtu sikundër kanë gjetur kur nuk janë lodhur së sulmuari Berishën, që të kritikojnë dhe deri ndalojnë Ramën që të blejë edhe këto zgjedhje….

 

 

 

 

Të fundit

Kush e fiton “BBV3”? Ja çfarë thotë opinionistja e Për’puthen

Opinionistja Neda Balluku, përmes një “Ask me a questions” në Instagram ka folur me ndjekësit e saj për tema...

Kryemadhi reagon pas deklaratave të Metës: Nuk më ka sulmuar si bashkëshort, por si…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi mendon njësoj si bashkëshorti i saj, Ilir Meta sa i përket Prokurorisë së Posaçme. “Në çdo fjalë që...

“Qëndrimi për Berishën s’ka ndryshuar”/ Diplomati amerikan: Personat non-grata…

I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Wisner tha se qëndrimi për Sali Berishën nuk ka ndryshuar. Në një intervistë për Zërin...

Ulja e temperaturave rikthen reshjet e dëborës, Qafë Thora ‘pushtohet’ nga bardhësia

Ulja e temperaturave në 24 orët e fundit ka rikthyer reshjet e dëborës në Qafë Thore. Gjatë mëngjesit të sotëm, e gjithë zona është mbuluar...

Zona e lirë ekonomike/ Në Tiranë po ndërtohet “TEDA”, 7 mijë vende të reja pune

Tirana është bashkia e parë që krijon një zonë të lirë ekonomike Bashkia e kryeqytetit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit nënshkruan marrëveshjen e...

Lajme të tjera

Web TV