Ambasadori i ri i SHBA që di të flasë shqip: Ky do jetë misioni im në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden për të shërbyer si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, parashtroi sot para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, gjatë seancës së konfirmimit, përparësitë e tij si ambasador:

“Nëse konfirmohem në këtë detyrë do të bashkëpunoj me Shqipërinë për të forcuar institucionet demokratike dhe institucionet e drejtësisë. Presidenti Joe Biden e ka përcaktuar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si pjesë të strategjisë sonë kombëtare. Kjo është një sfidë kryesore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zoti Kostelancik. “Përparimi i reformës në drejtësi do të ndihmojë përparimin e Shqipërisë drejt integrimit europian”, theksoi ai.

Një nga sektorët e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, tha ambasadori i emëruar, do të jetë forcimi i mëtejshëm i partneritetit në mbrojtje. Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë në vitin 2022, tha ai, tregoi nevojën për të për të investuar në infrastrukturë dhe trajnime për të ndërtuar një sistem kibernetik të qëndrueshëm. Shtetet e Bashkuara, tha ai, kanë dërguar ekspertë në Shqipëri për të riparuar dëmet e bëra dhe kanë ofruar 50 milionë dollarë për këtë qëllim.

Një përparësi e tretë, theksoi ai, do të jetë forcimi i klimës së biznesit. Interesat e Shteteve të Bashkuara, tha ambasadori i pritshëm, shërbehen përmes një tregu transparent Shqipëri.

Zoti Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, i shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.

Zoti Kostelancik është një diplomat me një karrierë 30-vjeçare. Ai ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.

Lexo edhe :  Tensionet në veri/ SHBA del me mesazhin e fortë për Kosovën

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. /VOA/

Të fundit

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar këtë të premte. Arrestimi është kryer me urdhër të...

Ja cilat janë vendet me peizazhin më piktoresk në Evropë, Shqipëria në vendet e para

Pikturat e peizazhit shpesh kanë tre elementë kryesorë: terrenin malor, bollëkun e ujit dhe një shumëllojshmërinë e bimësisë. Ky është parë si peizazhi ideal si...

Pa këta tre elementë marrëdhënia juaj nuk do të “mbijetojë”

Ne të gjithë kemi nevoja të ndryshme në një marrëdhënie që janë shumë të rëndësishme për ne sa kontroll do të ushtrohet mbi ne,...

Do bëhen prindër?/ Getinjo konfirmon ribashkimin me Vivien

Para pak ditëve Getinjo dhe Vivien Thano u bënë kryefjalë e mediave. Kjo pasi çifti u filmua me njëri-tjetrin. ‘Indeksonline’ publikoi një video ku...

“Më 14 maj rinia foli”/ Basha vijon takimet: Qytetarëve iu është vrarë shpresa

Lulzim Basha vijon me takimet e tij me të rinjtë e të rejat. Ai është ndalur sërish sot në një takim, ku ndër të tjera...

Lajme të tjera

Web TV